LAJMI I FUNDIT:

Haziri flet për vizitën e zyrtarëve të lartë amerikanë: Fatkeqësisht institucionet tona ishin me qëndrime të ndryshme

Haziri flet për vizitën e zyrtarëve të lartë amerikanë: Fatkeqësisht institucionet tona ishin me qëndrime të ndryshme

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe për impiantin e ujërave të zeza në Gjilan.

Haziri tha se vizita e zyrtarëve të lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA-së ka qenë e një rëndësie të veçantë.

Sipas tij, institucionet e Kosovës fatkeqësisht në këtë takim shkuan me qëndrime të kundërta dhe pa një unitet, transmeton Telegrafi.


“Vizita e delegacionit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare nga SHBA është e një rëndësie të veçantë, sepse ata jo rrallë dalin në vizita të natyrës së tillë… Fatkeqësisht, dje institucionet tona shkuan me qëndrime të ndryshme, diametralisht të kundërta, pa një unitet dhe pa një mundësi që procesi për normalizimin me Serbinë, Kosovën ta gjej më të bashkuar dhe më unike”, ka thënë Haziri.

Ai ironizoi me partitë të cilat janë në pozitë, duke thënë se “dita po shihet e mirë pasi po vjen pranvera dhe mjegulla e skllota janë duke u larguar”.

“Dita është e mirë, po shkojmë nga pranvera duke e larguar mjegullën e krijuar nga partitë qeverisëse, edhe duke larguar skllotën dhe duke pa rrezet e dritës”, u shpreh ai.

I pyetur për dukurinë e shkuarjes së të rinjve në Kroaci ai  tha: “Është një dukuri që po zhvillohet në komunën  e Kamenicës, Gjilani është më pak i prekur sa i përket shkuarjes së të rinjve në Kroaci. Por tash ka filluar oferta për punë për shërbime ne hotele, restorante të ndryshme. Bëhet fjalë për punë sezonale e jo për largimin e njerëzve”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori