Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pas përfundimit të samitit të Tiranës, duke thënë se kur e tërë Evropa zbarkoi në Samitin historik e më të madhin të organizuar ndonjëherë në Tiranë, kryeministri Kurti u la jashtë dhe e përcolli prej Prishtinës.
Haziri ka thënë se “Kurti akuzon qeveritë e kaluara për çdo gjë, por emëron ministra nga e kaluara prej Listës ‘Povratak’. Dikur kësaj liste i referohej me ‘Serbët e Thaçit’ e sot po të njëjtit i rehabiliton në Kabinet ministrash”.
“E sot, kur e tërë Europa zbarkoi në Samitin historik e më të madhin të organizuar ndonjëherë në Tiranë, Kurti u la jashtë dhe e përcolli prej Prishtinës. Duket se emërimi i Rashiqit e përjashtoi Kurtin nga Samiti historik i Tiranës!”, ka shkruar Haziri, në një postim në Facebook, transmeton Telegrafi.
“Kurti është figura më kontraverze e politikës kosovare dhe njeriu që nuk ka fare konsistencë në qëndrime. Sa për rikujtim, Kurti pati thënë se kur të vije në krye të Qeverisë nuk do të takohet me Vuçiqin, se nuk e di dhe nuk do t’ia dijë për presionin ndërkombëtar, se do ta rikthejë flamurin kuq e zi e do ta heq atë ‘lara-lara’, se do ta bëjë bashkimin kombëtar, se do a shtrijë sovranitetin në veri, se nuk do të ketë korrupsion e nepotizëm, se do ta ç’ kap shtetin, që do t’ua ul pagën vetit e çka s’pati thënë se! Por, e bëri saktësisht të kundërtën. U takua me Vuçiqin pa asnjë kusht, hoqi dorë nga konfiskimi dhe gjobat për targat, madje e negocioi në tavolinë vendimin e Qeverisë së Kosovës me Vuçiqin”, shkruan Haziri.
“Flamurin, siç i thoshte ai, ‘lara-lara’, e mban tash me krenari dhe nuk u betua më me atë kuq e zi, bashkimin kombëtar e harroi, dhe për me keq, si asnjëherë më parë, i prishi raportet me udhëheqësit e Republikës së Shqipërisë”.
Më tej, Haziri thotë se “akoma pa i mbush një vit qeverisje, skandalet korruptive pëlcitën ne dikastere qeveritare, derisa nepotizmi dhe kapja e shtetit s’ka qenë kurrë më e theksuar”.
“Me Ligjin e propozuar për zyrtarët publikë, Kurti po ia rrit pagën vetit bukur shumë e po ua zvogëlon prokurorëve e gjyqtarëve. Miqësinë permanente me ShBA-të, të krijuar me shumë mund para 32 vjetësh nga Presidenti Rugova, e rrezikoi seriozisht”.
Ai gjithashtu thotë se “në veri jo që nuk e shtriu sovranitetin, por me veprimet e deklaratat populliste të muajve të fundit hoqi dorë krejtësisht, u dorëzua, si gjithmonë. Në këtë moment atje gjendja është më alarmantja që prej shpalljes Pavarësisë. Pra, shenjat janë që zgjedhjet nuk mund të mbahen në katër komunat e veriut”.
“Pra, veç keni pengu për vizat, asgjë s’keni bërë për MSA e NATO, përpos raporteve të tensionuara me ta. Për fund, mund të themi se dallimi i Kurtit si kryeministër nga Kurti opozitar është si nata me ditën. Por, siç e thotë populli: Marrja askënd nuk e ka mbytë!”, ka shkruar Haziri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri