LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Asnjë parti në Kosovë nuk mund t’i arrijë 52% të votave

Haziri: Asnjë parti në Kosovë nuk mund t’i arrijë 52% të votave

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i ka quajtur si jo reale sondazhet që e nxjerrin Lëvizjen Vetëvendosje si subjekt, i cili i merr 52% të votave në Kosovë.

Ai ka theksuar se nuk e lejon sistemi proporcional zgjedhor një rritje të tillë.

“Nëse në pandemi vlerësimet politike dalin të sakta, unë e përqafoj çdo rezultat që dikush e arrinë… Jam njëri prej politikanëve që e ka përjetuar pesë herë fitoren me 60 për qind. 62 për qind i kam fituar në zgjedhjet për kryetar të komunës. Si deputet në listën e LDK-së, jam në pesëshen e parë gjithmonë, por asnjëherë nuk më ka impresionuar kjo punë – përkundrazi më ka bërë më të përgjegjshëm dhe më kokulur”, ka thënë Haziri, në emisionin Rubikon në Klan Kosova.


“Këto nuk janë sondazhe të drejta sepse në pandemi, preokupimi i parë i qytetarëve është mbijetesa. Mund të ketë perceptimin publik që e përqafojnë shume njerëz nga pakënaqësitë e ndryshme politike, por duhet të dëshmohet në të ardhmen e afërt që kjo mund të dalë e vërtetë, sepse sistemi ynë proporcional zgjedhor nuk e lejon asnjë parti politike që t’i fitojë më shumë se 43 apo 44 për qind”.

“Edhe koalicionet nuk lejojnë sepse partitë e vogla dhe partitë e minoriteteve e gërryejnë pjesëmarrjen në kurriz të partive të mëdha. 52 për qindshi nuk qëndron. Edhe 35 përqind është shumë, atë që Albin Kurti e ka quajtur rritje të frikshme”, tha Haziri.

Në trend Lajme

Më shumë
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Lajme
AAK dënohet me 12 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa

AAK dënohet me 12 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa

Lajme
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Lajme
Kadetët e FSK-së trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore

Kadetët e FSK-së trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore

Lajme
Kalo në kategori