LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Presidenti po e bllokon punën e KQZ-së, që të bëjë pazare për shkëmbim territoresh

Haxhiu: Presidenti po e bllokon punën e KQZ-së, që të bëjë pazare për shkëmbim territoresh

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu në seancën e jashtëzakonshme për bllokimin e KQZ-së, ka thënë se nuk është kompetencë e Presidentit të bëjë pazare me territorin por se sipas saj garantimi i institucioneve të pavarura me Kushtetutë.

“Ky President pasi degradoj Qeverinë, po e degradon vendin dhe institucionet tjera. Thaçi në fillim u mundua ta keqpërdorë Gjykatën Kushtetuese, duke pyetur se kujt i takojnë vendet në KQZ, ani pse kjo është e qartë. Gjykata Kushtetuese e shpalli të papranueshme kërkesën e Presidentit dhe ka bërë mirë. Roli i Presidentit është konfirmimi i nominimeve politike. Mbështetur në ligjin nga zgjedhjet e përgjithshme, KQZ duhet të përbëhet nga anëtarë që përfaqësojnë grupet parlamentare që kanë marr pjesë në zgjedhje”, ka thënë ajo shkruan Telegrafi.

Haxhiu ka theksuar se Presidenti po e mbanë të bllokuar KQZ-në në interesat që ka PDK atje.


“Ai po keqpërdor çdo gjë që të ketë përkrahje në aventurat e tij për shkëmbim territoresh. Ai po bënë pazare për çdo gjë, ai po mundohet një pakicë të vogël të partive t’i bëjë shumicë në KQZ. Arsyeja tjetër është fakti se ai është i tronditur nga rezultati i zgjedhjeve të 2017-së, sepse qytetarët i dhanë mbështetje të madhe LVV-së. Shumë projekte e aktivitete të KQZ-së kanë dështuar. Ky President ka rrënuar institucionin kushtetues. I ftoj të gjithë ata asamblist dhe deputet t’i drejtohen Gjykatave për këtë shkelje të paprecedent”, ka theksuar Haxhiu.

Sipas saj LVV nuk do të lejojë shkeljen e vullnetit të qytetarëve.

“I kërkojmë Presidentit që sa më parë të emëroj anëtarët e KQZ-së, në të kundërtën çfarëdo vendimi kushtetues do të kundërshtohet fuqishëm. Pavarësisht nëse ai i emëron ose jo ne do ta dërgojmë në Kushtetuese. Javën e ardhshme do ta kemi të gatshme lëndën për ta dërguar”, theksoi ajo./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Lajme
Radoiçiq pa aktakuzë zyrtare në Serbi

Radoiçiq pa aktakuzë zyrtare në Serbi

Drejtësi
Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë

Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë

Kronika e Zezë

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Kalo në kategori