LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Nuk heqim dorë nga pozita e kryeparlamentarit

Haxhiu: Nuk heqim dorë nga pozita e kryeparlamentarit

Deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu ka ripërsëritur qëndrimin e partisë që i takon, se nuk heqin dorë nga pozita e kryeparlamentarit.

Në seancën konstituive të legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës, me propozim të LVV-së kryeparlamentar është zgjedhur Glauk Konjufca, i cili ka marr 75 vota, duke përfshirë dhe ato të LDK-së.

LDK, të cilës i ishte premtuar kjo pozitë nga LVV, ka kërkuar që kjo pozitë t’i kthehet atyre deri në zgjedhjen e presidentit, i cili sipas LDK-së duhet të jetë një person i propozuar nga LDK.


Por që nga e hëna kur presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka nominuar për kryeministër liderin e LVV-së, Albin Kurti, nuk ka asnjë lëvizje nga dy partitë politike që ishin përfshirë në bisedime për formimin e koalicionit qeverisës, LVV dhe LDK.

Deputetja Haxhiu në një intervistë për RTK ka thënë se për LVV-në kërkesa për shkarkimin e Konjufcës është e pa pranueshme dhe se LVV nuk heq dorë nga kjo pozitë.

Ajo nuk ka qenë në gjendje të pohojë nëse do të mund të arrihet koalicioni qeverisës mes dy partive që janë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit./rtk/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Kronika e Zezë
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Arrestohen katër shtetas të Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se prezantuan leje qëndrimi të falsifikuar

Arrestohen katër shtetas të Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se prezantuan leje qëndrimi të falsifikuar

Kronika e Zezë
Shkeljet gjatë fushatës zgjedhore, PZAP gjobit me mijëra euro PDK-në, AAK-në dhe Koalicionin Vakat

Shkeljet gjatë fushatës zgjedhore, PZAP gjobit me mijëra euro PDK-në, AAK-në dhe Koalicionin Vakat

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Kalo në kategori