LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Jemi në përfundim të listës

Haxhiu: Jemi në përfundim të listës

Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka filluar mbledhjen prej orës 18:00 ende është duke vazhduar në finalizimin e listës zgjedhore për kandidatë për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Anëtarja e Kryesisë së këtij subjekti, Albulena Haxhiu konfirmoi për KosovaPress se mbledhja është duke vazhduar ende dhe se janë në finalizim të listës me 110 kandidatë. Sipas saj, dorëzimi i kësaj liste do të ndodhë në ora 00:00. Ajo mohoi të jenë shfaqur pakënaqësi nga aktivistë të LVV-së për renditje dhe futje në listë për deputet.

“Ende nuk ka përfunduar mbledhja e kryesisë, ku po finalizohet lista e kandidatëve për deputetë. Natyrisht se sot në orën 00:00 duhet të dërgohen listat dhe jemi në përfundim të listave. Jo deri më tani ende nuk kanë shfaqur ndonjë pakënaqësi në lidhje me listat. Unë uroj që të jetë kështu, i rëndësishëm është programi, koncepti që ka Lëvizja Vetëvendosje dhe natyrisht se qytetarët do të vendosin për kandidatët apo deputetët që përfaqësojnë më së miri këtë program”, theksoi Haxhiu.


Aida Dërguti nga Vetëvendosje dhe Dardan Molliqaj të cilët lëshuan mbledhjen për të shkuar në një debati televiziv, theksuan po ashtu se kryesia është ende në takim dhe po finalizojnë listën, raporton KosovaPress.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori