Në 20-vjetorin e vrasjes së avokatit Bajram Kelmendi dhe dy djemve të tij, avokatët e Kosovës kanë kërkuar nga Ekipi negociator që si pjesë të detyrimeve që ka Serbia në raport me Kosovën, të sjellë para drejtësisë personat që vranë ish-avokatin me dy bijtë e tij, në të kundërtën ata kërkuan të mos ketë finalizim të dialogut me palën serbe.
Kosovare Kelmendi, e bija e Bajram Kelmendit, ka falënderuar Odën e Avokatëve të Kosovës për akademinë e organizuar në përkujtim të 20-vjetorit të vrasjes.
“Kënga “Sërish vjen marsi”, do ta përsëris këtu se sërish vjen marsi, ky është marsi i 20-të, dhe është koincidencë që pikërisht sot 20 vjet, janë varrosur babai me dy vëllezërit e mi, gjersa para tri ditësh e shënuam 20-vjetorin e vrasjes së tij, sepse ata janë varrosur pas tri ditësh pasi janë gjetur dhe jam e nderuar që këtë ditë po e shënojmë me familjen time, me familjen e avokatëve”, tha ajo.
Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli tha se vrasja e Bajram Kelmendit nuk ka qenë rastësi.
“Lideri, i cili shkëlqente në mbrojtje, të cilit ia patën zili edhe armiqtë tanë, ishte Bajram Kelmendi i cili ka qenë i pari nga të gjithë avokatët e Jugosllavisë. Vrasja e tij nuk është rastësi, qysh prej atëherë ishte i shënjestruar si kokë profesionale dhe intelektuale nga shërbimet sekrete dhe ushtarake, të cilët e vunë në përcjellje kudo që ishte. Dosja e tij dhe familjare, qysh atëherë ka qenë e hapur…Bajram Kelmendi me qëndrimin e tij, vendosmërinë e tij, paanshmërinë dhe krenarinë fisnike, atë e bëri fuqi në veti, me energjitë e fuqishme për t’i dalë zot vendit, me qëndrimet e tij u bë i paluhatshëm për armiqtë e kombit shqiptarë, të cilët nuk gjetën mundësi tjetër për t’ia mbyllur gojën, mposhtur apo nënshtruar përveç se për ta eliminuar fizikisht”, tha Havolli.
Ai tha se Bajram Kelmendi është krenari për Odën e Avokatëve të Kosovës, ndërsa pati një porosi edhe për Ekipin negociator të Kosovës në bisedimet me palën serbe.
“Institucionet e Republikës së Kosovës, të cilat janë në negociata për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Republikën e Serbisë, përveç detyrimeve që i ka Serbia në raport me Kosovën, ekipi negociator i shtetit të Kosovës duhet ta vë në kushtëzim, se pa sjelljen para organeve të drejtësisë, të vrasësve të Bajram Kelmendit me dy bijtë e tij, e për të cilët dihet se kush janë, nuk do të ketë finalizim të marrëveshjes”, tha Havolli.
Në 20-vjetorin e vrasjes së Bajram Kelmendit, e ka kujtuar kolegu i tij Hamit Gashi.
“Ka qenë një avokat i shkëlqyer, shumë i aftë, shumë i përgatitur. Ka qenë orator që nuk kam has akoma të tillë, edhe pse në një lëndë ka pasur 56 persona të cilët kanë qenë… Asnjëherë nuk ka ardhur në shqyrtime i pa përgatitur, në asnjë gjykim, nuk e ka përfunduar pa i cituar së paku dy raste të praktikave gjyqësore të zgjedhura”, u shpreh ai.
Bekë Lajqi, po ashtu avokat, tha se në sytë e regjimit jugosllav, ai ishte halë në sy. Sipas tij, Kelmendi me dy djemtë, ishte vrarë aso kohe, në mënyrën më mizore.
“Vrasja e Bajram Kelmendit ishte e paralajmëruar muaj më parë, pas padisë që ai së bashku me veprimtarët e çështjes kombëtare Adem Demaçi dhe të tjerë anëtarë të shoqatës së mirënjohur atëherë për të drejtat e njeriut në Kosovë kishin ngritur kundër kasapit të Ballkanit, Millosheviqit, padi në Tribunalin e Hagës për gjenocid që po bënte kundër popullit shqiptar të pafajshëm në Kosovë. Ato ditë pas kësaj padie, paralajmëtarët e Millosheviqit, e kishin paralajmëruar se do ta vrasin, duke kërcënuar Nekiben, bashkëshorten e Bajram Kelmendit, duke i thënë se Bajram Kelmendin dhe Ibrahim Rugovën do t’i masakrojnë”, tha ai.
Ish-avokati Bajram Kelmendi dhe dy bijtë e tij, Kastrioti dhe Kushtrimi, në natën mes 24 dhe 25 marsit 1999, ishin marrë nga shtëpia e tyre nga policia serbe dhe më pas ishin vrarë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës