LAJMI I FUNDIT:

Hatice Kocoman, gruaja më e shkurtë në botë

Hatice Kocoman, gruaja më e shkurtë në botë

Hatice Kocoman është 21 vjeçe dhe është gruaja më e shkurtë në botë. Kjo turke është e gjatë gjithsej 71 centimetra, ndërsa peshon më pak se shtatë kilogramë. Ajo ka të njëjtën peshë me një fëmijë tetëmuajsh. Hatixhja jeton me prindërit në Kadirli. Ka vizituar mjekë të shumtë në Turqi, por askush nuk arriti t’ia gjej ilaçin.

Familja nuk ka automobil dhe nuk ka me se të ndërmarrë udhëtime në të cilat ndoshta do të gjendej një derman për vajzën e tyre. Përveç se është xhuxhe, ajo vuan edhe nga displazija e këmbëve dhe ka probleme me shpinë, por kurrë nuk i ka shëruar këto probleme. Është arsimuar në një shkollë speciale, por nuk mund të gjejë punë. “Gjithmonë kam shpresuar se do të bëhem e famshme në mbarë botën, e tash edhe jam dhe atë mu për shkak të gjatësisë sime”, lavdërohet Haticeja. /Telegrafi/