LAJMI I FUNDIT:

“Hashim Thaçi i erdhi në tavolinë Ramushit” (Video)

“Hashim Thaçi i erdhi në tavolinë Ramushit” (Video)

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se edhe pse është marrë rekomandimi për liberalizimin e vizave, prapë qytetarët nuk do të mund të lëvizin menjëherë.

Ai ka thënë se kushti për Demarkacionin me Malin e Zi është i papranueshëm.

“I lutemi Qeverisë që të ulet në tavolinë, meqenëse edhe Mali i Zi ka shprehur gatishmërinë – kjo është e padrejtë për qytetarin e vendit”, ka vazhduar ai duke treguar se nuk do të marrin pjesë në seancën e ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi.


Pal Lekaj vlerësoi se AAK e Nisma e kane mbajt fjalën rreth pjesëmarrjes në seancë e sotme të Kuvendit.

“Edhe në kodin familjar edhe në kodin e familjes, ai që të vjen në tavolinë për respekt me të përshëndet, nuk e refuzon. Haradinaj s’ka kurrfarë tendence të bashkëpunimit me këtë Qeveri”, tha Lekaj, duke komentuar fotografitë që kanë qarkulluar sot, në të cilat shihen Haradinaj dhe Presidenti Thaçi bashke.

Duke folur për marrëdhëniet me Lëvizjen Vetëvendosje, Lekaj ka vlerësuar se sa më shumë kohë që po kalon, VV po bindet se nuk është në rrugë të drejtë.

“VV-ja duhet rishikuar vendimin e tyre e me iu bashkua opozitës. Nuk ka bashkëpunim me Qeverinë e ska as alternativë tjetër me VV-në”, është shprehur i bindur Lekaj. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=kd1gXrFqcTc

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Lajme
Kalo në kategori