Luftëtari dhe politikani Ramush Haradinaj është nga ata që ka provuar thuajse gjithçka në jetën e tij, varfërinë, luftën, plagosjen, vrasjen e më të dashurve, emigrimin, punën e rëndë, burgosjen, postin e kryeministrit, dorëheqjen dhe prapë nuk është tërhequr, por sfida të tjera i ka vënë vetes dhe e presin në të ardhmen.
Që në moshë të hershme familja e Ramush Haradinajt u përball me agresionin serb, çka e bëri atë të kërkonte vazhdimisht mundësinë për të mbrojtur, siç e thotë ai familjen e vendin e tij. Ramush Haradinaj komandant në Zonën Operative të Dukagjinit rrëfen se kush ishte shtysa e angazhimit të tij dhe e gjithë familjes së tij në luftë.
“Unë kam qenë 12 vjeç atëherë në 1980 kur u burgos axha, baca Smajl Haradinaj, pastaj djemtë, edhe vajzat dhe e gjithë familja. Dhe që atëherë ishte një ndryshim i madh në ish-Jugosllavi, ka qenë dhe më herët po sidomos në 80-n një ndryshim i madh. Edhe familja jonë u identifikua ashtu, u pozicionua si një familje që në atë kohë e quanin seperatiste, ndarëse, që donin me e nda Kosovën nga ish-Jugosllavia. Nuk ishim ne brezi i parë. Edhe breza të tjerë e kishin atë rrugëtim ashtu, për të mirën e shqiptarëve, për të mirën e kombit. Po pastaj unë gjatë shkollës fillore gjithë kohën kam qenë i ballafaquar me faktin se i takoja një familje që kishte dale kundër shtetit, që vepronim kundër shtetit.”
“Pra që fëmijë vetvetiu mbetëm anash, mbetëm në anën tjetër që i bie në anën kundërshtuese. Ndërsa në vitet 90, kur u larguan krejt shqiptarët prej pune, edhe baba u largua prej pune, mbante një dyqan. Pra disi rrugët e shqiptarëve të Kosovës me ish-Jugosllavinë e atëhershme u ndanë dhe filloi rezistenca paqësore e njohur si LDK, e prirë prej presidentit Rugova. Por po ashtu, në të njëjtën kohë filluan dhe plot grupe me planet e tyre kundërshtuese më luftarake deri edhe tek guerilet e parë, e rastisi që edhe ne si familje të jemi të parët në ato guerilat e hershme. Flas për vitin 91,92,93,94”, kishte thënë Haradinaj për Euronews.
Gjatë luftës së fundit familja e Hilmi Haradinaj i dha dy dëshmorë Kosovës, Luanin dhe Shkëlzenin.
Dauti së bashku me Rexhep Selimin dhe Mujë Krasniqin, prezantuan për herë të parë UÇK-në publikisht. Edhe pse Ramush Hardinaj në përpjekje për të mbrojtur fshatin e tij Gllogjanin, i cili u sulmua pas Prekazit e familjes Jashari, u plagos rëndë, momenti më i vështirë për të është humbja e vëllezërve.
“Nëse nuk do të luftonim do të vriteshim më shumë. E ka pasur bindjen që me armë dikush edhe shpëton por pa luftuar dhe pa armë do të vdisnim të gjithë. Dhe ishte e pritur që ato që ndodhën në Bosnje më herët e nëpër Kroaci ku u vranë dhe asgjësoheshin zona të tëra atëherë edhe ne këtu në Kosovë e kemi bindur veten se edhe ndaj nesh do të ndodhin edhe shumë më keq. Vetëm ata që luftojnë mund të shpëtojnë”, kishte treguar Haradinaj për Euronews Albania.
Sfidat për të kanë qenë të shumta. Dy herë Ramush Haradinaj u zgjodh kryeministër i Kosovës, dy herë dha dorëheqje prej këtij posti.
Dy herë është përballur me Tribunalin e Hagës dhe dy herë ka dalë i pafajshëm.
“Gjatë kohës që u thirrën në Hagë, z. Thaci, Z. Veseli, Jakup Krasniqi u diskutua shumë nëse po përbaltej lufta apo është një proces individual”, tha gazetarja Mulaj teksa pyeti Haradinajn për këndvështrimin e tij.
“Të them të drejtën këto janë të përziera si procese. Edhe pse ndodh që akuzat u drejtohen individëve, këta individë përbëjnë një udhëheqje të asaj që njihet si lufta jonë për liri dhe ajo luftë është në themel të asaj kush jemi, të pavarësisë së Kosovës. Ka rrezik të madh që përgjatë këtyre proceseve, të dobësohet dhe të dëmtohen themelet e asaj se kush është Kosova, kush janë shqiptarët në Ballkan. Pra të deformohet e vërteta e luftërave në Ballkan. Forcat e Serbisë dhe të Millosheviçit ishin ato qe kanë kryer krimet. Në këto aktakuza që i drejtohen individëve në rast konkret serish ekspozohet gabim ose nxirret gabim e vërteta e luftës së Kosovës, drejtësia e luftës sonë. Ne kemi luftuar së pari për të mbetur të gjallë vetë, për të mbajtur gjallë familjet tona, njerëzit e pambrojtur të këtij vendi, pra është absurd i madh që të ndodhen shqiptarët e Kosovës përpara filtrave të drejtësisë edhe më tej”, u shpreh Haradinaj.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Siljanovska-Davkova nënshkroi dekrete për gradimin dhe emërimin e oficerëve me grada të përgjithshme

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

AMC dhuron 10 pompa insulinike për fëmijët e prekur nga diabeti i Tipit 1 në Klinikën e Pediatrisë

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Vendimi për mbylljen e TikTok-ut, reagon Edi Rama

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi