LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj vendos kushte për Hotin: E dua njeriun tim në takim, nëse formati është dy me dy

Haradinaj vendos kushte për Hotin: E dua njeriun tim në takim, nëse formati është dy me dy

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se Selim Selimi duhet të jetë në takimet e Hotit pasi sipas tij ka ekspertizë të madhe në proces.

Haradinaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka treguar kërkesat e tij për kryeministrin Hoti për dialogun.

“Nëse formati i takimit është një me një, unë i besoj kryeministrit Hoti pasi ai është edhe kryeministri im. Por nëse formati i takimeve është dy me dy apo ma shumë persona, unë e dua që në takim të kem edhe njeriun tim”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Kryetari i AAK-së ka thënë se nuk dëshiron të ndodhin skenarë sikurse me Hashim Thaçin që sipas tij ka folur qosheve pa dijen e tjerëve.

“Unë dua të di si po shkon procesi në mënyrë që në fund të mos vjen ndonjë marrëveshje e keqe”.

Haradinaj thotë se ai nuk po kërkon rastësisht që të ketë njerëzit e tij në dialog.

“Njerëzit e mi kanë ekspertizë në këtë proces. Kryeministri nuk duhet të ketë vetëm afër vetes njerëz që i thonë vetëm “mirë e ke”. Selimin është mirë të ketë afër vetes, pasi ka njohje për procesin dhe di ta sheh “dreqin” mes rreshtave”.

Ish-kryeministri thotë se dëshiron të ndihmojë Hotin në dialog pasi kështu ndihmon edhe Kosovën.

“Më e rëndësishmja është se unë i qëndroj pas marrëveshjes që arrihet. Por nëse Hoti shkon qosheve unë nuk i qëndroj mbrapa”, deklaroi ndër të tjera Ramush Haradinaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori