LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Vdekja e 11 vjeçarit na trishtoi të gjithëve

Haradinaj: Vdekja e 11 vjeçarit na trishtoi të gjithëve

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, duke komentuar rastin e vrasjes së fëmijës 11 vjeçar në Fushë Kosovë, ka thënë se dhuna te personat e pambrojtur është një shqetësim.

“Ishte një lajm shumë i trishtueshëm dhe i shpreha ngushëllime të gjithëve për vdekjen e këtij fëmije dhe na trishtoi të gjithëve. Dhuna në familje ose dhuna tek personat e pambrojtur si te gjinia femërore, në raste të caktuara tek fëmijët, është një shqetësim. Policia e ka ngritur vigjilencën, ka ende vend për përmirësim e pranojmë, por mos të harrojmë se Policia e Kosovës po përballet po them ashtu me një punë mjaftë voluminoze për shkak se është një temë jo e lehtë e trajtimit tash”, tha ai.

Kreu i Qeverisë është pyetur se pse nuk po reagon në të njëjtën mënyrë për neglizhencën e Policisë për rastin e fëmijës, siç ka reaguar për vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë për ndalimin që u ka bërë tri universiteteve publike për regjistrimin e studentëve të rinj.


“Beso jam afër punës së Policisë voluminoze, unë e pranoj që Policia ka ende punë, por megjithatë e shoh se sa punë po bëhet. Do të thotë Policia është duke punuar, keni parasysh ne jemi një vend që vijmë prej rrethanave më të këqija pa rend dhe ligj, nëse e sheh sa është puna e tyre vërtetë janë duke bërë shumë punë. E pranoj se ka raste që nuk mbërrijnë dhe ata janë të vetëdijshëm për këtë se janë njerëzit e këtij vendi, por nuk janë Policia sot me ia drejtua gishtin se krimi është krim që ndodhë edhe në vende shumë të zhvilluara në raste të caktuara, jo me amnistua as mos punën e dikujt, por nuk është qashtu”, tha ai./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori