LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj uron qytetarët e Maqedonisë për zgjedhjet presidenciale

Haradinaj uron qytetarët e Maqedonisë për zgjedhjet presidenciale

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me anë të një statusi në Facebook ka uruar qytetarët e Maqedonisë së Veriut për zgjedhjet presidenciale që janë mbajtur dje.

“Urime qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për zgjedhjet e lira e demokratike presidenciale. Me këtë rast, i uroj fitoren presidentit të zgjedhur, Stevo Pendarovski. Kosova është gjithmonë e gatshme për fuqizimin e bashkëpunimit dhe avancimit të marrëdhënieve të mira me Maqedoninë e Veriut, në të mirë të të dy popujve tanë, të forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe të perspektivës sonë euro-atlantike”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/