Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaron se Telekomi është një kompani përplot borxhe, duke pranuar se është e vështirë të rikthehet në gjendjen e dikurshme pa një investitor të jashtëm.
Haradinaj e pranon se edhe po të bëhen produkte të reja apo nëse i jepet hua, ajo nuk mund të arrijë në bilanc pozitiv.
Ai flet edhe për termocentralin “Kosova e Re”, ku sipas tij, Banka Botërore që 20 vite e ka sabotuar ndërtimin e saj. Thotë se ndërtimi i saj do të ndodh, dhe në rast se Qeveria nuk mund të gjej një partnerë, atëherë sipas tij, atë e gjen investitori, që është kompania amerikane ContourGlobal.
“Edhe Genti (drejtori i deritanishëm) edhe unë edhe gjithë Kosova e ka ditur që Telekomi është një kompani e shtrydhur, e bankrotuar me borxhe, me probleme, me kontrata që janë shumë të rënda për vet kompaninë. Një gjendje më të vështirë të mundshme është ajo kompani, është sfidë me rikthy kompaninë pa një partner, zor është vetëm nga aftësitë menaxheriale me ndryshu gjendjen në atë kompani. Nuk ka se si, numrat janë numra, janë të pamëshirshëm. E vetmja mënyrë tani me gjet një partner, pra një investitor tjetër të jashtëm, ndonjë kompani, me nxjerr në treg ndonjë produkt të ri, ose me i dhanë ndonjë hua, si Qeveria, por zor është me kthy në bilanc pozitiv veç me menaxhim, për shkak se gjendja është shumë e rëndë, tani me sa di unë Bordi ka vendos një ushtrues detyre, në ndërkohë problem është me kthy gjendjen në këtë kompani, profitabile pa ndonjë veprim tjetër të madh”, thotë Haradinaj për KosovaPress.
Haradinaj thotë se do u kërkohet menaxherëve një plan, qoftë edhe hua nëse kërkojnë nga Qeveria. Por, nëse ndodh kjo e fundit, sipas tij, duhet me pas arsyetim të madh pse duhet me u përdor buxheti i vendit.
“Unë nuk kam pranu me dhënë para të Qeverisë kompanisë, pa u ditë marrëdhëniet që do të ndodhin me këtë kompani. Është rrezik ne me mësu një kompani që punon me humbje na me i dhënë pare, është rrezik ashtu, nuk guxojmë”, deklaron Haradinaj.
Kur flet për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, thotë se për të do të gjendet një partnerë dhe se sipas tij, Banka Botërore e ka penguar ndërtimin e saj për 20 vite.
“Qeveria kish me qenë shumë e gëzuar që të kishte investuar krejt vet në “Kosovën e Re”, sepse ish kanë investim i mirë. Mirëpo, nuk kemi arritur me bë këtë, kemi qenë të zënë me projekte të natyrave të tjera. Për fat kemi gjetur një investitor që në këtë rast është “CounturGlobal”. Kosova ka dhënë garancë, që e garanton investimin se ai ndodhë në Kosovë, kaq është investimi, këtu është lënda e parë, ky është produkti që ka me dal në shitje, këto janë paret që kthehen. Nuk ka asnjë rrezik…Banka Botërore kurrë nuk ka qenë partner i yni, ata na kanë sabotu për njëzet vjet…prej kohës e kanë vonu Kosovën. Kosova ka pasur 2100 megavat, ata na kanë vonu, sabotazh kanë bo deri sa janë zbuluar, deri nuk kanë pasur ku me shku, pa thënë jo, nuk jemi të interesuar. Nuk kanë qenë asnjëherë miq të këtij projekti. Asnjëherë, kurrë çdo herë na kanë bojkotu. Edhe, po mund të gjejmë partn er ideal, siç është Opic amerikanë, ose ndonjë partner tjetër ideal… po nuk i gjejmë ne partnerët, i gjen investitori”, deklaron Haradinaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, Shtëpia Botuese ”Dukagjini” dhuron libra për Universitetin e Prishtinës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës