LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj tregon nëse do t’i shkarkojë ministrat e tjerë serbë

Haradinaj tregon nëse do t’i shkarkojë ministrat e tjerë serbë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur rreth mundësisë së shkarkimit të ministrave të tjerë në Qeverinë e Kosovës nga radhët e Listës Serbe, pasi ata tash e sa kohë janë duke bojkotuar punën.

Pas shkarkimit të kohë më parë të ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo, dhe zëvendësimit të tij me Dijana Zhiviq, kryeministri Haradinaj ka përkujtuar se ministrat Nenad Rikallo, Ivan Todosijeviq dhe Dalibor Jevtiq, të cilët vijnë nga Lista Serbe tash e sa kohë kanë ngrirë pozitën e tyre.

Haradinaj ka bërë me dije edhe se nuk do të ketë shkarkime tjera të ministrave nga radhët e Listës Serbe.


“Nuk kemi qëllime të tilla, mendoj se do të ishte më mirë që ata të kthehen në punë, por nuk kemi në plan të shkarkojmë dikë tjetër”, tha Haradinaj.

Për më tepër, kreu i Ekzekutivit theksoi se kthimi i Listës Serbe në Kuvend do të ishte lajm i mirë për të gjithë dhe shpreson se ata do të ndërmarrin një hap të tillë, pasi do të ishte në interes edhe të komunitetit serb që jeton në Kosovë. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Lajme
Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Lajme
Në Prishtinë arrestohen tre shtetas të huaj, lëshuan çeqe pa mbulesë dhe keqpërdorën kartela bankare

Në Prishtinë arrestohen tre shtetas të huaj, lëshuan çeqe pa mbulesë dhe keqpërdorën kartela bankare

Kronika e Zezë
Shefi i NATO-s: Stabiliteti në Kosovë, në interes të të gjithëve në aleancë

Shefi i NATO-s: Stabiliteti në Kosovë, në interes të të gjithëve në aleancë

Lajme
Kalo në kategori