LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Testi PISA të tregojë përkushtimin tonë ndaj arsimit

Haradinaj: Testi PISA të tregojë përkushtimin tonë ndaj arsimit

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se rezultatet e Testit PISA duhet të dëshmojnë përkushtimin tonë ndaj arsimit.

“Mbi tremijë nxënës kosovarë i janë nënshtruar deri më sot testit PISA, një vlerësimi ndërkombëtar që tregon nivelin e arsimimit te fëmijët tanë dhe mbi dymijë të tjerë do t’i nënshtrohen këtij testi në ditët në vijim”, ka thënë Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

Kryeministri ka thënë se “Qeveria e Kosovës që nga fillimi i mandatit është angazhuar që të krijohen kushte më të mira për fazën përgatitore të këtij testimi, duke mobilizuar të gjitha institucionet përkatëse”.


Neve na duhet një rezultat më i mirë. Na duhet të dëshmojmë sot përkushtimin tonë ndaj arsimit, siç e kemi dëshmuar edhe në kohërat më të vështira. Suksese fëmijë të dashur!”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori