Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj sot ka takuar përfaqësuesit shqiptarë të veriut të Mitrovicës si dhe anëtarët e degëve të AAK-së.
Haradinaj këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, i cili tha se partia e tij gjithmonë ka pasur një qasje të sinqertë ndaj rajonit të Mitrovicës.
“Aleanca gjatë tërë historisë së saj politike kishte një qasje shumë të sinqertë ndaj rajonit të Mitrovicës. Në momentin që mora drejtimin e qeverisë, kjo pjesë e rëndësishme e Kosovës u vendos në prioritete të politikave qeveritare, ku orientuam mbi 121 milionë euro në projekte madhore. Sot takova drejtuesit e degëve të Aleancës në Mitrovicë të Jugut, Mitrovicë të Veriut, Albanik, Boletin e Çabër. Biseduam për aktualitetin politik, sfidat e organizmit si dhe për procesin e zgjedhjeve të brendshme partiake”, ka shkruar Haradinaj.
Ai po ashtu tha qyteti i Mitrovicës ka kuadro profesionale e me integritet.
“I sigurova për mbështetjen time të plotë, si në kohën kur Kosovës i kthyem Trepçën, i themeluam Ushtrinë dhe i fuqizuam Policinë që mbrojti rendin e ligjin në çdo cep të vendit. Mitrovica jonë e zemrës, ka kuadro profesionale e me integritet, të gatshëm të bashkohen në familjen tonë politike, pasi që ishte Aleanca e cila më së shumti bëri kujdes për ngritjen e mirëqenies së qytetarëve të këtij rajoni”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Xhavit Haliti: Mesazhi i PDK-së për Kosovën më mirë po depërton në çdo lagje të Pejës
Përdorimi i inteligjencës artificiale në shpërndarjen e dezinformatave në kohë fushate
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë
Radoiçiq pa aktakuzë zyrtare në Serbi
Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?