LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Shtetet e QUINT-in kërkuan të ndalet iniciativa për shfuqizimin e Speciales

Haradinaj: Shtetet e QUINT-in kërkuan të ndalet iniciativa për shfuqizimin e Speciales

Ambasadorët e QUINT-it, i kanë kërkuar nga liderët institucional të vendit që ta ndalin iniciativën për të shfuqizuar ligjin për Gjykatën Speciale.

Këtë mesazh, ambasadorët e këtyre shteteve që janë në Kosovë ia kanë përcjellë kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, një ditë pas tentimit që përmes kërkesës së 43 deputetëve nënshkrues të thirret seancë e jashtëzakonshme për shfuqizimin e këtij ligji.

Në një intervistë për KosovaPress, kreu i Ekzekutivit megjithatë thotë se ai do ta respektojë çdo vendim që sjell Kuvendi.


“Kanë kërkuar që të ndalet kjo iniciativë, pra mos të proceduar më tutje, mos të ndodh shfuqizimi i Ligjit për Specialen që është diçka e pritshme realisht kur i dimë marrëdhëniet, i dimë raportet me ta”, tha Haradinaj.

Sa i përket akuzave të opozitës se kryeministri Haradinaj bashkë me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli kanë qenë ideatorët e kësaj dhe që qëndrojnë prapa peticionit të OVL të UÇK-së, Haradinaj tha se nuk i kupton ato akuza për një qëndrim që nuk ka ndryshuar.

“Opozita e sotme nuk është ajo e djeshmja. Përpara kemi qenë në opozitë ne, Vetëvendosje e Nisma. Tri parti opozitare kemi votuar kundër. Qëndrimi ynë ka qenë publik, s’ka ndryshuar ai qëndrim tash. Ne nuk i ndërmarrim këto veprime as për hatër të dikujt, as për inate të dikujt”, theksoi Haradinaj.

Shefi i Ekzekutivit ka shtuar se partia që ai drejton do të votonte pro, sepse qëndrimi i tyre kundër kësaj Gjykate nuk ka ndryshuar, pavarësisht se ai drejton Qeverinë.

Pas nënshkrimit të 43 deputetëve të pozitës mbrëmë, u kërkua seancë e jashtëzakonshme për ta votuar ligjin i cili do ta shfuqizonte ligjin aktual për Gjykatën Speciale. Ashpër kundër kësaj iniciative kanë dal ambasadori i SHBA-ve, Greg Delawie, ai i Britanisë së Madhe, Ruari O’Connell, dhe përfaqësuesit e BE-së në Kosovë.

Lojë të partive në pushtet e kanë quajtur këtë nismë dy partitë opozitare, LDK dhe Vetëvendosje, përfaqësuesit e të cilave nuk kanë marrë pjesë në Kryesinë e Kuvendit, me çka kanë pamundësuar bërjen e kuorumit për të caktuar seancë të Kuvendit. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Kronika e Zezë
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Kronika e Zezë
Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Lajme
Raporti i IKD-së, FOL dhe INPO-së: LVV, AAK-Nisma dhe LDK kanë në listë kandidatë që kanë probleme me ligjin

Raporti i IKD-së, FOL dhe INPO-së: LVV, AAK-Nisma dhe LDK kanë në listë kandidatë që kanë probleme me ligjin

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori