Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, mori sot pjesë në ceremoninë e shënimit të 20- vjetorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, moment ky të cilin e quajti shumë të rëndësishëm për t’i thënë disa fjalë në shenjë vlerësimi për këtë institucion.
Në fillim të Ceremonisë së shënimit të këtij përvjetori u mbajt një minutë heshtje në nderim të viktimave të tërmetit që preku gjatë natës territorin e Republikës së Shqipërisë.
“Shpreh falënderimin në emër të Qeverisë së Kosovës për angazhimin vërtet të mirë e profesional të të gjithë juve në punën e juaj të përditshme e që është një punë sfiduese por edhe një punë po ashtu e rëndësisë së lartë për vendin tonë, shoqërinë tonë, rendin dhe ligjin. Sundimi i ligjit është prioritet i Qeverisë në vend dhe vazhdon të mbetet i këtillë”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj duke vlerësuar se angazhimi për të ndërtuar një qeverisje demokratike, gjithëpërfshirëse dhe efektive që do t’i shërbejë popullit të Kosovës pa diskriminim fillon me sundim të fortë të ligjit.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryeministri në detyrë, Haradinaj shtoi se sistemi i sundimit të ligjit në Kosovë e ka Shërbimin Korrektues si një nga hallkat shumë të rëndësishme dhe shumë të ndjeshme dhe se Shërbimi Korrektues nga fillimi e deri më sot është profesionalizuar dhe ka arritur standard të shërbimeve korrektuese euro perëndimore.
“Sot kemi programe të punës gjatë vuajtjes së dënimit, të ngritjes profesionale, rehabilitimit të të burgosurve dhe përkrahjes pas dënimit. Qeveria e Republikës së Kosovës ka rritur buxhetin për institucionet e rendit dhe ligjit njëkohësisht për të Drejtësisë që prek edhe Shërbimin Korrektues të Kosovës. Ka bërë investime në infrastrukturë, ka rritur numrin e personelit në këtë rast të gardianëve me 100 gardianë të ri, ka rritur pagat në nivel me institucionet tjera dhe kjo qasje e Qeverisë siguron shërbim të pavarur dhe modern”, veçoi kryeministri në detyrë, Haradinaj.
Në përfundim të fjalës, duke iu uruar përvjetorin e 20 dhe punë të suksesshme, kryeministri në detyrë, Haradinaj tha se ajo që sot është sfidë e re, në kohën e re, janë edhe përhapja e ideve dhe rreziqeve të ekstremizmit në kuadër të vuajtjes së dënimit që kërkon një vëmendje të posaçme në kohën e re dhe kërkon aftësi të veçanta.
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, tha se qëllimi dhe vizioni i këtij shërbimi është që në bashkëpunim me Agjencionin e Sigurisë në vend të kontribuojnë për një shoqëri më të sigurt nëpërmjet zbatimit me efektivitet dhe human të vendimeve gjyqësore për personat që kanë rënë ndesh me ligjin.
“Vizioni ynë është që të ofrojmë trajtim të barabartë, human për të gjithë të burgosurit në mënyrë që të risocializohen përmes programeve rehabilituese, aftësimeve profesionale, punës dhe aktiviteteve sportive dhe kulturore”, tha drejtori Thaçi.
Më tej, ai tha se pas luftës edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës ka pasur vështirësitë e veta, por falë mbështetjes nga Qeveria, institucioneve ndërkombëtare dhe përkushtimit të të gjithë zyrtarëve, sot është kompletuar infrastruktura në të gjitha institucionet korrektuese dhe janë krijuar kushte të banimit për të burgosurit sipas standardeve ndërkombëtare. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Kapen narkotikë e para false në Prishtinë, prangosen dy të persona
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti