LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj, Putinit: Prezenca ruse në Ballkan, nënkupton destabilitet

Haradinaj, Putinit: Prezenca ruse në Ballkan, nënkupton destabilitet

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur presidentit rus Vladimir Putin, i cili deklaroi se SHBA është faktor destabilizues në Ballkan.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se sa më shumë përfshirje të SHBA-së në Ballkan nënkupton paqe, stabilitet dhe zhvillim.

Por ka theksuar se një prezencë ruse nënkupton të kundërtën.


“Deklarimeve të Presidentit të Rusisë, Vladmir Putin, dhënë për një media serbe, se politikat e ShBA-së dhe aleatëve perëndimor janë faktorë destablizues në Ballkan, iu përgjigjem se më shumë Amerikë dhe NATO në Ballkan nënkupton më shumë paqe, stabilitet dhe zhvillim. Një prezencë ruse aktive në Ballkan nënkupton të kundërtën e saj. Kosova vjen në paqe”, ka shkruar ai në Facebook, përcjell Telegrafi.