LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj, priti në takim Auditorin Gjeneral të Polonisë, Krysztof Kwiatkowski

Haradinaj, priti në takim Auditorin Gjeneral të Polonisë, Krysztof Kwiatkowski

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë me Auditorin e Përgjithshëm të Kosovës, Besnik Osmani, ka pritur në takim Auditorin e Gjeneral të Polonisë, Krysztof Kwiatkowski dhe Bujar Leskaj, nga Institucioni Suprem i Auditimit të Shqipërisë.

Me këtë rast, Kryeministri Haradinaj, ka vlerësuar punën që bënë Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës, njëkohësisht ka falënderuar z. Kwiatkowski për mbështetjen që Zyra Supreme e Auditimit të Polonisë i ka dhënë ZKA-së në ngritjen e kapaciteteve profesionale sidomos në auditimin e ndërmarrjeve publike.

Haradinaj, në veçanti ka shprehur falënderimin e tij për shtetin e Polonisë dhe të Shqipërisë për mbështetjen e pa rezervë për Kosovën që nga koha e luftës dhe në fazat tjera të shtet-ndërtimit.


Ky takim u zhvillua në margjinat e mbylljes së projektit të binjakëzimit për Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i realizuar nga Zyra Supreme e Auditimit të Polonisë në bashkëpunim me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Britanisë së Madhe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Siguri
​KQZ jep detaje për procesin e nesërm të zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohen vetëm votat e partive

​KQZ jep detaje për procesin e nesërm të zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohen vetëm votat e partive

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Një orë protestë dhe tre policë të lënduar! Mbyllet tubimi i opozitës

Një orë protestë dhe tre policë të lënduar! Mbyllet tubimi i opozitës

Lajme
LDK përmbyll fushatën në Prishtinë me thirrje për fitore më 9 shkurt

LDK përmbyll fushatën në Prishtinë me thirrje për fitore më 9 shkurt

Politikë
Kalo në kategori