Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se “populli i Kosovës, NATO-s të prirë nga Amerika i është përjetë mirënjohës. Nuk ka mik më të mirë sesa ai që të gjendet në ditët e vështira. Për ne ditë më të vështira për jetën tonë nuk kemi pasur sesa në atë kohë”.
“Miku më i mirë për ne, i përjetshëm, është NATO, janë vendet e NATO-s, si në këtë rast Mbretëria e Bashkuar, vendet tjera, NATO e prirë nga Amerika”, tha kryeministri Haradinaj, sot gjatë homazheve te Pllaka Memoriale e ushtarëve të KFOR-it, të rënë gjatë shërbimit në Kosovë dhe te Pllaka Përkujtimore me emrat e ushtarëve britanikë, që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë, në shënim të 24 Marsit, 20 vjetorit të ndërhyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë.
I shoqëruar nga zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ministrat Rrustem Berisha, Pal Lekaj, Ekrem Mustafa dhe komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, kryeministri Haradinaj tha se nesër bëhen 20 vjet nga fillimi i fushatës ajrore të NATO-s, e cila filloi përmbylljen e tragjedisë së popullit të Kosovës, duke shpëtuar shumë jetë dhe mundësoi rikthimin për jetë në liri të popullit të Kosovës, të gjithë atyre që kanë jetuar në Kosovë.
“Në shenjë nderimi për këtë angazhim, për ndihmën, por edhe për sakrificën dhe jetërat e atyre që shërbyen për paqe në Kosovë dhe ranë gjatë detyrës, e kam për nderë që në emër të Qeverisë së Kosovës dhe të popullit të Kosovës të nderoj sot te lapidari ku kujtohen të gjithë ata që kanë shërbyer në Kosovë, i ushtarëve të KFOR-it, NATO-s, por edhe këtu te lapidari i ushtarëve të Mbretërisë së Bashkuar që kanë rënë në krye të detyrës. Nderim i përjetshëm për të gjithë ata që ndihmuan lirinë dhe paqen tonë”, tha kryeministri Haradinaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMoti për pesë ditët e ardhshme
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet