LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj i përgjigjet Thaçit: Nuk e kanë gjetur njeriun me folë me këtë gjuhë (Video)

Haradinaj i përgjigjet Thaçit: Nuk e kanë gjetur njeriun me folë me këtë gjuhë (Video)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ideja e korrigjimit të kufijve ka vdekur.

Haradinaj, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se Thaçi njëherë na ka lënë probleme me Malin e Zi, por më probleme të tjera nuk do të ketë.

“Unë mund të korrigjohem apo largohem, por kufijtë nuk do të korrigjohen”, tha ai.


Haradinaj ka thënë se kufijtë janë vendosur me luftë dhe është e pamundur të merret Lugina e Preshëvës, pasi atje Serbia ka vendosur forca të shumta ushtarake.

“Nuk e përkrahi një opsion të korrektimit të kufirit pasi kjo i bjen ndarje e Kosovës… Serbia në Preshevë ka prezencë të madhe ushtarake”, tha ai, përcjell Telegrafi.

I pari i Qeverisë, duke folur për deklaratat e Thaçit se mund të rrëzojë Qeverinë, ka thënë se është i gatshëm ta lëshojë karrigen, sepse ai thotë se e ka lënë karrigën e kryeministrit edhe herëve tjera.

“Mund t’ia jap karrigen me vete Thaçit. Unë jam mësuar të lëshoj karrige edhe kur kam shkuar në Hagë”.

Haradinaj ka thënë se ai nuk shantazhohet nga askush për pozita.

“Nuk e kanë gjetur njeriun me folë me këtë gjuhë”, tha Haradinaj.

Duke komentuar deklaratën e presidentit Thaçi në konferencën e djeshme të tij, për korrigjim të Haradinajt, kryeministri deklaroi se “presidenti i vendit me kujtuar se duhet t’i korrigjojë të tjerët, kështu nuk ndodh në vendet demokratike, sepse çdonjëri ka bindjet e veta”.

“Kush korrigjohet përpara të shohim, jeta është e gjatë dhe unë jam këtu”, ka thënë Haradinaj, ndërsa ka shtuar se hapja e territorit, nuk është  e drejtë e tij, dhe e askujt tjetër./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Kalo në kategori