Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë shpalosjen e programit për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen me 17 tetor të këtij viti. Ai tregoi që Aleanca po paraqet sot para qytetarëve të vendit qëllimet programore për qeverisjen në komuna, për periudhën që vjen si dhe kandidatët për kryetarë të komunave.
Sipas kumtesës së AAK-së, Haradinaj tha se Aleanca do të garojë në të gjitha komunat e Kosovës.
“Ju siguroj që ne jemi fitues, nuk ka më fitues se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në Kosovë. Pse jemi fitues, sepse ne qëndruam çdo herë. Po e filloj para pluralizmit, periudhave të përpjekjeve për liri. Ne qëndruam, edhe atëherë kur plot të tjer nuk kanë mundur, ne qëndruam, por edhe fituam, fitoj Kosova, e fituam edhe lirinë”, tha Haradinaj para të pranishmëve.
“Ne qëndruam dhe besuam me rikthy jetën, dhe e rikthyem. Jemi të parët që u përballëm me sulmet mbi vlerat e lirisë. Ishim cak i goditjeve në vlerat sublime të lirisë, po ne qëndruam pa bërë zhurmë, por bindëm të gjithë sepse ishim në të drejtën tonë. Pastërtinë e luftës së UÇK-së, flijimin e familjes legjendare të komandantit Adem Jashari, të luftëtarëve të lirisë e ka pranuar edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë”, u shpreh tutje ai.
Të gjithë këtë rezistencë Haradinaj e ndërlidhi edhe me zgjedhjet komunale, ku tha që do të qëndrojmë me qytetarin në çdo rrethanë dhe kryetari do të jetë i qytetarëve pa dallim partie.
“E ne në këto rrethana qëndrojmë me qytetarin, ku ju premtojmë një jetë më të mirë dhe kryetari në komunë do të jetë i qytetarëve pa dallim partie”, tha Haradinaj.
“Kur qëndruam ne me taksën si dhe me të gjitha temat me të cilat fitoj Kosova, ne i morëm goditjet tjera, kurse të tjerët i mashtruan qytetarët”.
Ai më tej tha se Qeveria Kurti është Qeveri e mashtrimit.
“Zotëri Kurti, Qeveria e tij, është Qeveri mashtruese. Ai është një mashtrues. Ketq e kam thënë në Qeverinë e parë, që ai është mashtrues, shumë prej njerëzve nuk më kanë kuptuar drejt. Ai e ka udhëheq lëvizjen e vet. I ka premtu Kosovës vetëvendosje e jo negociata. Ai njeri u kthye në negociata pa e kthye taksën dhe reciprocitetin”, tregoi Haradinaj.
Në shpalosjen e programit për zgjedhjet lokale u prezantuan emrat e 13 kandidatëve për kryetar komunash, të miratuar nga Këshilli Drejtues i AAK-së. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMinistri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri
Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës