LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj pas bisedës me Stoltenberg: Kosova do të punojë ngushtë me NATO-n

Haradinaj pas bisedës me Stoltenberg: Kosova do të punojë ngushtë me NATO-n

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, bëri të ditur se në bisedën telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se është i kënaqur me përkushtimin e NATO-s për të mbështetur Kosovën në tërësi dhe se e ka informuar Sekretarin Stoltenberg për miratimin e Ligjeve për Ministrinë e Mbrojtjes, mandatimin ushtarak të FSK-së dhe shërbimin në FSK.

Haradinaj tha se e ka informuar sekretarin e NATO-s për veprimin konkret të Qeverisë së Kosovës në themelimin e Komitetin Ndër-Ministror për Integrimet dhe Anëtarësimin në NATO, si një zhvillim konkret për afrimin e Kosovës me NATO-n.

Sekretari i NATO sërish telefonon Haradinajn, flet për nivelin e angazhimit të KFOR-it në Kosovë
Lexo po ashtu Sekretari i NATO sërish telefonon Haradinajn, flet për nivelin e angazhimit të KFOR-it në Kosovë

Ndër tjerash, kryeministri Haradinaj e ka garantuar sekretarin Stoltenberg për transparencën e procesit të tranzicionit të FSK-së, duke shprehur vizionin e tij dhe të Qeverisë për thellimin e partneritetit me NATO-n, KFOR-in, NALT-in, Programin e Ndërveprimit të Zgjeruar dhe për gatishmërinë e trupave të FSK-së për të kontribuar në sigurinë rajonale dhe globale.


Kryeministri Haradinaj vlerësoi se Kosova do të punojë ngushtë me NATO-n, për të përmbushur kapacitetet e plota operacionale të FSK-së në mandatin ushtarak, si dhe për angazhimin e përbashkët në ofrimin e sigurisë dhe mbrojtjes. /Telegrafi/