Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar sot se Kosova vërtet është e interesuar për paqe, por njohja reciproke me Serbinë nuk mund të bëhet mbi ndonjë pazari të ri.
Haradinaj në tubimin përkujtimor në nderim të 241 viktimave të Krushës së Madhe tha se paqja arrihet duke respektuar dhimbjen e tjetrit, duke respektuar të drejtën e tjetrit.
“E drejta jonë për liri u arrit. U arrit edhe me ndihmën e NATO-s, të prirë nga Amerika, por deri në ditën e intervenimit të NATO-s, shumë prej nesh u flijuam. Flijimet nuk u ndalën edhe më tutje. E sot, në emrin tuaj, por nëse jo, në emrin tim, Presidentit të Amerikës, Trump, i themi, a mundet ta përfundojë çështjen e Kosovës, që Kosova të ecë edhe më tutje, sepse ka mbetur puna e pakryer. Kështu i themi edhe kryeministres së Anglisë Theresa May, edhe Kancerales së Gjermanisë, Angela Merkel, e ndërsa presidentit të Serbisë, Vuçiq, që po thotë se duhet dhënë diçka për të njohur Kosovën, do t’i themi, çliroje popullin tënd dhe mos e mbaj me frikë të së kaluarës; kujtoje tragjedinë e popullit të Kosovës, dhimbjen e tij; kuptoji këto varre e këta njerëz që janë me dhimbje; njihe këtë dhimbje; nderoje këtë dhimbje, sepse i bën mirë popullit tënd!”, u shpreh Haradinaj.
Sipas tij, paqja arrihet duke respektuar dhimbjen e tjetrit, duke respektuar të drejtën e tjetrit.
“Duke kërkuar për të marrë ende prej Kosovës në emër të njohjes reciproke, është gabim. Ne në Kosovë, shqiptarët e Kosovës jemi të interesuar për paqe, përjetë, jemi të interesuar që të mos kthehen kurrë dhimbja dhe tragjeditë. Ne nuk dimë se çka të japim më për të drejtën tonë, për lirinë tonë, sesa njerëzit tanë që i kemi këtu dhe ata që nuk po mund t’i gjejmë ende. Është e padrejtë për t’i kërkuar Kosovës në fazën finale për njohje, edhe diçka. S’ka ku të shkojë më Kosova. Kosova e ka respektuar angazhimin e bashkësisë ndërkombëtare në maksimum. Kosova vërtet është e interesuar për jetë të qetë, stabilitet, për paqe”, u shpreh kryeministri.
Ai tha se në Kosovë respektohen komunitetet. “Do t’i ruajmë të gjithë, që janë njerëz të këtij vendi, edhe serbët e Kosovës, por njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, nuk mund të bëhet më mbi ndonjë pazar të ri, sepse s’ka mbetur më çka”.
“Nga Krusha, ju them të gjithëve, edhe tanëve, edhe fqinjëve, por edhe miqve, ka ardhur koha për t’i mbyllë plagët e së kaluarës në Ballkan, ka ardhur koha me u ndalë retorika, ka ardhur koha me ecë përpara. Nuk ka çka jep Kosova më shumë, sesa guximin me ecë përpara, jo me harru, sepse ai popull që harron i përsëriten, ai popull që ka guxim me ecë përpara, siç kemi pasur ne guxim më 1999 me u kthye në shtëpitë dhe trojet tona, siç kemi pasur guxim me gjithë ato dhimbje për të vazhduar jetën, ashtu siç ka guxim sot Krusha të vazhdojë jetën, ashtu duhet ne si Kosovë me pas guxim me ecë përpara, por jo duke harru. Është një dallim i madh, guximi për të ecur përpara me harresën. Harresa na bën dëm, guximi me ecë përpara na bën më të fortë”, u shpreh kryeministri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Prokuroria jep detaje të reja për shoferin që aksidentoi për vdekje 22-vjeçaren nga Shkupi: Është proceduar edhe për vepra të tjera penale
Raportohet i zhdukur një person në Lipjan
Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhunuar nga i njëjti person, arrestohet i dyshuari
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
Ndërprerja e fondeve nga Trump për SPAK, Karamuço: Bashkëpunimi vazhdon i fuqishëm, gati arrestime të reja
Kurti takim me qytetarët në Prishtinë: Zgjidhja është 118, qëllimi është 500 mijë zemra, data është 9 shkurt
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?