LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Në SHBA mora mesazhe se kufijtë e Kosovës janë mirë (Video)

Haradinaj: Në SHBA mora mesazhe se kufijtë e Kosovës janë mirë (Video)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se gjatë vizitës së tij në SHBA ka marrë mesazhe se kufijtë e Kosovës janë mirë.

Haradinaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë gjatë bisedës me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, James Mattisai, i ka thënë se kufijt janë mirë.

“Nuk dua ta konsumoj bisedën me Matis, por sipas informacioneve që kam e di se nuk do të luhet me kufijt e Kosovës”.


Sa u përket deklaratave që ai ka bërë ndaj Elez Blakajt, Haradinaj ka thënë se ai është treguar jo profesionist kur e ka publikuar një aktakuzë që ishte në përpunim e sipër.

Duke folur për veteranët, Haradinaj ka thënë se në Dukagjin ka pasur një mobilizim masiv.

“Nuk e di sa pjesëtar ka pasur UÇK-ja në Burojë, por e di se në Dukagjin çdo shtëpi ka pasur mobilizim dhe çdo njeri i rritur ka qenë me pushkë në dorë”.

https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/181502956073979/

Haradinaj ka thënë se në bazë të statistikave të IOM-it në vitin 1999, UÇK-ja ka pasur 22 mijë pjesëtar.

“Kur është transformuar UÇK-ja në TMK, IOM ka bërë një regjistrim dhe atëherë ishin 22 – 23 mijë pjesëtarë. Është fjala për vitin 1999 që nuk kanë mundur të regjistrohen të gjithë pjesëtarët”.

I pari i qeverisë ka thënë se vendimi për vizat do të merret këtë vit. Ndërsa lëvizja mundet të shtyhet deri në vitin tjetër.

“Jemi duke punuar dhe kam shpresë të madhe se vendimi do të jepet këtë vit. Edhe pse ndoshta ky vendim mund të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm”, tha Haradinaj./Telegrafi/

https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/289859058514776/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kalo në kategori