LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Me heqjen e taksës Kurti ia mundëson Vuçiqit të rizgjidhet President

Haradinaj: Me heqjen e taksës Kurti ia mundëson Vuçiqit të rizgjidhet President

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së partisë së tij, para medieve tha se kanë diskutuar në lidhje me vendimin e Kurtit, për tarifën 100 për qind, ku paralajmëroi se do të mobilizohen edhe në Kuvend por edhe me qytetarët që ta kundërshtojnë këtë vendim.

Ai tha se më këtë vendim nuk pritet konstruktivitet nga Serbia, por sipas tij ky vendim është vetëm konstruktivitet i Kurtit në mënyrë që presidenti, Aleksandar Vuçiq, të fitoj zgjedhjet në Serbi.

“Kemi diskutu për vendimin e djeshëm të Kryeministrit Kurti, për heqjen e taksës pa kushte, dhe pa ndonjë kundërvlerë për Kosovës, kjo është ajo që ka njoftuar dje kryeministri Kurti. Na bën përshtypje sesi e ka copëtuar vendimin, me 15 mars e heq për lëndën e parë, ndërsa me 1 prill e heq tërësisht, me qëllim që ta mashtroj popullin. Absurdi i parë është që e heq pjesërisht taksën me 15 mars, për me i lanë kohë Serbisë me pa sa është konstruktive. Pastaj, heqja e taksës tërësisht me 1 prill, shoqërohet me lutje dhe pritje që Serbia me qenë konstruktive. Nuk realizon asgjë me të, është absurd me prit konstruktivitet. Heqja e taksës para zgjedhjeve në Serbi është vetëm konstruktivitet i zotëri Kurtit për me i fitu zotëri Vuçiq zgjedhjet në Serbi, edhe shihet që ka një marrëveshje mes dyve, e kuptohet çmimi është Lista Serbe, votat e Listës Serbe për Qeverinë Kurti”, tha Haradinaj.


Haradinaj tha po ashtu se Kurti ka gabuar që i ka vënë kushte BE-së për liberalizimin, duke thënë se këtë vendim do ta kundërshtojnë fuqishëm.

“Në anën tjetër me këtë vendim ai i vë kushte BE-së për marrje të vendimit, me ato mund të flasësh ne takime, por jo të dalësh publikisht sepse e rrezikon liberalizimin. Unë e hetoj ambasadorin Grenell, që Kurti nuk e falënderon, por i kërkon më shumë. Ka dërgu sinjale, se me të funksionon presioni, por ky kaq shpejt u dorëzu para Serbisë, që rrezikon me dorëzu Kosovën në të ardhmen edhe më keq. Aleanca, do të mobilizohet dhe e njejmë për detyrë, me pengue mashtruesin, tash kryeministër, por është mashtruesi Kurti, por do të mobiliziohemi edhe në seancë të hënën, edhe me qytetar”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se e ka refuzuar ftesën e Albin Kurtit për takim pasi, Kurti e ftoi atë pasi e mori vendimin për taksën, e jo para së ta merrte këtë vendim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori