LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kemi rënie të numrit të azilkërkuesve nga Kosova

Haradinaj: Kemi rënie të numrit të azilkërkuesve nga Kosova

Kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë pjesë sot në Takimin e Nivelit të Lartë për Sundimin e Ligjimit. Gjatë këtij takimi Haradinaj ka theksuar se temat kryesore janë rastet e shënjestruara dhe migracioni.

“Meqenëse këto dy tema si të këtilla janë me rëndësi, ne jemi mbledhur në takimin e radhës, që në finalen tonë të vendimit përfundimtar për liberalizimin e vizave, çështja e migrimit si një prej çështjeve kryesore që BE dëshiron të sigurohet, që nga Kosova nuk do të ketë migrim ndaj shteteve të BE-së”, ka thënë Haradinaj.

Sipas shefit të Qeverisë, shifrat e azilkërkuesve nga Kosova për në vendet e Bashkimit Evropian kanë shënuar rënie.


“Ne kemi bërë punë të mirë në stopimin e fluksit potencial dhe shifrat e azilkërkuesve kanë rënë drastikisht. Nga viti 2015 deri më sot, kemi rënie të azilkërkuesve mbi 95 % por ne duhet të punojmë më shumë. Bashkëqytetarët tanë duhet ta dinë se e ardhmja e tyre është në Kosovë dhe me Kosovën në BE”, ka deklaruar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Veliaj paraqitet në Gjykatën e Posaçme, mbështetësit e duartrokasin

Veliaj paraqitet në Gjykatën e Posaçme, mbështetësit e duartrokasin

Lajme
Kalo në kategori