LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Ka ardhur koha për njohje reciproke me Serbinë (Video)

Haradinaj: Ka ardhur koha për njohje reciproke me Serbinë (Video)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar edhe një herë idenë për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se kufijtë më të dëmtuar në Ballkan janë shqiptarët, ndërsa është shprehur kundër kësaj ide, duke thënë se ka ardhur koha për njohje reciproke me Serbinë.

Kryeministri i Kosovës në një intervistë për Top Channel, flet për sfidat e Kosovës në këtë 10-vjetor.


Z. Haradinaj fillimisht do të doja t’ju pyesja si e prisni këtë dekadë të parë të pavarësisë së Kosovës? Është kohë bilancesh, pozitive apo negative?

Haradinaj: Kosova është e arritur e shqiptarëve. Nëse Kosova ecën në drejtimin e vet me sukses, është suksesi i të gjithë neve. Nëse Kosova ngec ne ulim mesataren tonë si shqiptarë. Kosova ka kaluar 10 vite jo të lehta, dhe vetë vitet e para të pavarësisë janë shumë sfiduese për Kosovën, bëhej fjalë për të marrë përgjegjësitë dhe për t’i ndërtuar e të qenë të aftë për ti zbatuar.

Përveç çështjes së demarkacionit, një sfidë tjetër që pret Kosovën këtë dekadë të re është çështja e Gjykatës Speciale. Çfarë prisni nga nisja e punës së saj?

Haradinaj: Kosova është ballafaquar me drejtësinë kombëtare, pas asaj vendore. Në fillim nga viti ’99-2008 ishte OKB-ja, si UNMIK dhe si gjyqësor e drejtësi, pastaj ishte Tribunali për ish Jugosllavi ku isha vetë pjesë e tij dy herë. Ishte një mision evropian i rendit dhe ligjit, EULEX-i për tetë vite. Kjo është etapa e katërt, Kosova nuk ka pse të shqetësohet se çfarë do të vijë nga Gjykata Speciale për shkak se vërtetë, në çdo etapë lufta e UÇK-së është vërtetuar se ka qenë luftë për liri, e drejtë dhe legjitime realisht.

Të ndalemi pak tek marrëdhëniet me Serbinë. Beogradi gjatë gjithë këtyre viteve si ka ndalur kurrë përpjekjet për ndarje territoriale të Kosovës.

Haradinaj: E dimë që nga kufijtë më të dëmtuar në Ballkan janë shqiptarët, nga kufijtë ekzistuese realisht, sepse jetojmë në shtete të ndryshme të ndarë. Me shumë mund është arritur një gjendje e tashme e kufijve. Kosova i ka kufijtë e vetë, territorin e vetë dhe jam kundër këtyre ideve. Fakti që pesëtshja sna ka njohur e bën më të vështirë marrëdhënien tonë me BE. Dalja nga gjendja e sotme do të ishte sikur 5-tshja e BE të na njihte ose sikur të përmbyllet dialogu me Serbinë me njohje reciproke. Besoj se ka ardhur koha për njohje reciproke me Serbinë.

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin

Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin

Lajme
Sfida e qeverisë së ardhshme: Si do të menaxhohen raportet me SHBA-në pas zgjedhjeve?

Sfida e qeverisë së ardhshme: Si do të menaxhohen raportet me SHBA-në pas zgjedhjeve?

Politikë
Kush fshihej pas fotove dhe videove erotike në Instagram? Policia e Korçës arreston autoret

Kush fshihej pas fotove dhe videove erotike në Instagram? Policia e Korçës arreston autoret

Lajme
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Drejtësi
Aksident me fatalitet në Prizren, 68-vjeçarja humb jetën pas goditjes nga automjeti

Aksident me fatalitet në Prizren, 68-vjeçarja humb jetën pas goditjes nga automjeti

Kronika e Zezë

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kalo në kategori