LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: E kam të pamundur tash të kërkojë kthimin e taksës

Haradinaj: E kam të pamundur tash të kërkojë kthimin e taksës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për largimin e taksës dhe reciprocitetit.

Haradinaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se është e pamundur vendosja e serishme e taksës pasi sipas tij ajo tashmë është larguar.

“Është e pamundur t’ia kërkojë dikujt një gjë të tillë pos në rrethanat që kanë qenë kur e kemi vendosur”, tha ai, përcjell Telegrafi.


I pari i AAK-së ka thënë se Kosova duhet të aplikojë një reciprocitet të gjithanshëm me Serbinë.

“Për shkak të këtij parimi që ne kemi edhe ministrat tonë kanë votuar kundër largimit të reciprocitetit”.

Haradinaj thotë se megjithatë edhe Grenell e ka përshëndetur largimin e reciprocitetit për t’u kthyer në dialog dhe sipas tij nuk është mirë që tash Kosova të merr veprime tjera në kundërshtim me Amerikën.

“Nëse na fton Amerika për një marrëveshje të shpejt që nuk është në kundërshtim me kufijtë e shpallur, edhe ne e pranojmë këtë dhe për këtë edhe taksën do ta largonim”, tha ndër të tjera Ramush Haradinaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”

“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”

Drejtësi
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës

Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës

Siguri
Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë, tre herë më shumë qytetarë të Kosovës hyjnë në RMV

Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë, tre herë më shumë qytetarë të Kosovës hyjnë në RMV

Kronikë e Zezë
Vendimi i Trump, reagojnë afganët në Shëngjin: E ardhmja jonë është në rrezik

Vendimi i Trump, reagojnë afganët në Shëngjin: E ardhmja jonë është në rrezik

Lajme
Kurti para qytetarëve në Viti: Shtetit të Kosovës ia kemi vendosur sovranitetin

Kurti para qytetarëve në Viti: Shtetit të Kosovës ia kemi vendosur sovranitetin

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Kalo në kategori