LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Askush nuk ka mandat të negociojë për kufijtë

Haradinaj: Askush nuk ka mandat të negociojë për kufijtë

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se Qeveria ka caktuar një delegacion për dialogun me Serbinë ndërsa theksoi se është në interes që edhe Kuvendi ta japë mendimin e vet dhe propozimet tjera.

“Kam bërë disa tentativa, kemi quar platformë dhe Kuvendi nuk ka arrit asgjë të arritur dhe për këtë kemi menduar që të japim kontributin si Qeveri që zëvendëskryeministrat me qenë pjesë e dialogut. Ndërsa, ne nuk po ia marrim punën presidentit për dialog, sepse është edhe pjesa tjetër e delegacionit për dialog”, tha Haradinaj në një konferencë që ka mbajtur pas mbledhjes së Qeverisë.

Ai po ashtu ka thënë se me këtë delegacion nuk do të thotë që do të diskutohet për kufijtë. “Askush nuk do të kenë mandat për me luajt me kufijtë dhe në dëm të shtetit të Kosovës”, tha Haradinaj.


“Është e pamundur të ndalen diskutimet ndërmjet dy presidentëve, Thaçi -Vuçiq por me këtë delegacion nuk do të arrihet pa qenë në njohuri për materien e diskutimeve Kosovë-Serbi”, tha kryeministri.

Sipas tij është e pamundur që vetëm presidenti dhe zyra e tij ta trajtojnë dialogun. Sipas kryeministrit çdo gjë që ofrohet te presidenti, materia do t’i ofrohet edhe këtij delegacioni të kryesuar nga Fatmir Limaj.

Haradinaj tha se askush nuk e ka mandatin dhe autoritetin që të negociojë për kufijtë dhe territorin.

Haradinaj është pyetur nga gazetarët edhe për Projektligjin për Pagat i cili është miratuar nga Qeveria dhe është proceduar për në Kuvend. Sipas kryeministrit kostoja e ligjit për pagat është rreth 100 milionë euro. Ai nuk tregoi se sa i është ulur paga kryeministrit, por tha se ka zbritje.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori