Me hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, Shqipëria do të ketë mundësi aksesi për ato që quhen fonde strukturore dhe që janë fonde të mëdha investimesh.
Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Etjen Xhafaj është shprehur se hapja e negociatave është mbi të gjitha hapja e një procesi tjetër studimi dhe përgatitjeje për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.
Sipas tij, gjatë këtij procesi do të rishikohen një sërë ligjesh për të pasur mundësinë që ekonomia e vendit dhe sektorët e ndryshëm të zhvillohen në të njëjtin nivel për të arritur pikën, në të cilën Shqipëria do të bëhet me të drejta të plota anëtare e Bashkimit Evropian.
Xhafaj shton se në vijim të hapjes së negociatave do të ketë gjithashtu mundësinë që të përfshihen projekte edhe me Shqipërinë, si projekte të mëdha zhvillimore evropiane.
Xhafaj jep shembullin e projekteve të korridoreve evropiane siç është “Korridori Blu”, i cili është një nga projektet që është propozuar nga qeveria shqiptare që nga viti 2014 në procesin e Berlinit dhe për të cilin presin që të ketë zhvillime, qoftë në Samitin e Sofjes, javën që vjen, qoftë edhe nga Samiti i Londrës që zhvillohet në 10 korrik.
“Pra ku të ketë edhe një paketë financiare për të zhvilluar zhvillimin e këtyre projekteve të mëdha infrastrukturore, të cilët janë të pamundur të zhvillohen apo të kryhen nga financat publike të buxheteve të vendeve respektive. Dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor”, thekson Xhafaj. /ATA/ Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri