LAJMI I FUNDIT:

Hapi i vogël, gënjeshtra e madhe? Apollo 11 kurrë nuk ka qenë në Hënë

Hapi i vogël, gënjeshtra e madhe? Apollo 11 kurrë nuk ka qenë në Hënë

Ata që besojnë teoritë e konspiracionit thonë se Armstrong kurrë nuk ka shkelur në Hënë. Thonë se SHBA-ve iu është dashur diçka për t’ia kaluar rusëve, ndërsa aterrimi në Hënë ka qenë ideal. Gjatë shëtitjes së parë në Hënë më 16 shtator 1969 Neil Armstrong tha këto fjalë: “Ky është një hap i vogël për njeriun, por një hap gjigant për njerëzimin”.

Megjithatë teoricienët e konspiracioneve vlerësojnë se ai nuk ka shkelur kurrë në Hënë. Ata thonë se gjatë luftës së ftohtë SHBA-ve u duhej diçka e madhe për t’ia kaluar rusëve dhe programin hapësinor të tyre, ndërsa udhëtimi në Hënë ka qenë ideal. Joseph Skipper nga SHBA-të merret me këtë çështje prej 11 vitesh.

Ai thotë se në xhirimet nga Hëna ka gjetur disa pyetje pa përgjigje. Në xhirimet nga sipërfaqja e Hënës shihet një kabllo, e cila nuk e ka vendin aty dhe nuk është e qartë se cilave pajisje u përket. Duke parë hijen e trupave në fotografitë, ai thotë se patjetër është dashur të jenë dy burime drite. Po ashtu ai thotë se në fotografinë e cila paraqet astronautët folija e artë e mbajtëses së Apollo 11 duket shumë e pastër. Nëse fluturakja ka aterruar vërtetë në Hënë, sipas tij, kjo mbajtëse është dashur të jetë me pluhur.

Ai ka dyshime edhe për sipërfaqen gati krejtësisht të rrafshët e të paprekur nën fluturaken. Arsyetimi i tij është se nëse Apollo vërtetë ka aterruar, sipërfaqja duhet të jetë e valëzuar dhe duhet të jetë hapur një gropë si pasojë e forcës shtypëse.


Historia megjithatë shkruan se astronautët Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin prekën sipërfaqen e Hënës. Kolegu i tyre Michael Collins drejtonte modulin komandues në orbitën përreth Hënës. Ata që nuk i besojnë kësaj historie thonë se astronautët për këtë mision janë përgatitur në poligonet e posaçme të NASA-s. Sipas tyre xhirimet e para të aterrimit të mundshëm në Hënë janë bërë mu në këto poligone të NASA-s. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori