LAJMI I FUNDIT:

Hapet një GoFundMe për artisten Parashqevi Simaku – synohet të mblidhen një milion dollarë

Hapet një GoFundMe për artisten Parashqevi Simaku – synohet të mblidhen një milion dollarë

Është hapur një ‘GoFundMe’ për t’i ardhur në ndihmë këngëtares së njohur shqiptare, Parashqevi Simaku.

Mbledhja e fondeve është nisur nga sipërmarrësi dhe modeli Elton Ilirjani, i cili ka vendosur si qëllim një shifër për të siguruar një rikthim të artistes.

Synimi sipas tij është mbledhja e një milion dollarëve.


Mesazhi i Ilirjanit për këtë organizim:

“Unë quhem Elton Ilirjani, një sipërmarrës ndërkombëtar dhe model ne fushën e modes me banim në Neë York City, Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

E krijova këtë iniciativë për mbledhje fondesh sepse u frymëzova dhe u preka thellësisht nga historia dhe arritjet jashtëzakonisht të suksesshme artistike të zonjës Parashqevi Simaku (Nolfe) – këngëtarja jonë Diva shqiptare – per arsye të situatës dhe gjendjes së saj të vështire aktuale.

Kontributi i saj artistik në kulturën dhe muzikën shqiptare – tradicionale dhe bashkëkohore – veçanërisht në vitet 1980 dhe 1990 ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtimet e shqiptarëve, të cilët u rritën duke shijuar këngët e saj (zërin melodioz) që ajo i interpretoi në mënyrë kaq të mrekullueshme.

Sot është momenti ynë qe t’i tregojmë Divës tonë kujdesin, dashurinë, respektin dhe admirimin maksimal për kontributin e saj të pamasë në kulturën dhe muzikën shqiptare në përgjithësi.

Unë mund t’ju siguroj absolutisht se çdo qindarkë që do të mblidhet përmes kësaj fushate për mbledhjen e fondeve do të menaxhohet siç duhet dhe do të shkojë vetëm për mirëqenien, interesin dhe prosperitetin e saj, në mënyrë që të përpiqemi sa më shumë që të jetë e mundur për t’i rikthyer zonjës Simaku dinjitetin, respektin dhe admirimin që ne kemi si komb ndaj saj.

Në emër të zonjës Simaku, ju falënderoj të gjithëve për mendimet dhe urimet tuaja, dhe çdo kontribut financiar që mund të ofroni.

Sinqerisht,

Elton Ilirjani”. /Telegrafi/

GoFundMe për Parashqevi Simakun

Në trend Magazina

Më shumë

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Magazina
Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Magazina
Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Magazina
Kalo në kategori