LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 11° lightrain

Hapet “Heb’s”-i në veri, nga menaxhmenti nuk shpresojnë se do të bojkotohen, thonë se ka interesim për punësim edhe nga serbët

Hapet “Heb’s”-i në veri, nga menaxhmenti nuk shpresojnë se do të bojkotohen, thonë se ka interesim për punësim edhe nga serbët
Pika e "Heb's"-it në veri

Gjatë ditës së djeshme në veri të Mitrovicës është hapur pika e brendit të njohur “Heb’s”.

Menaxherja e kësaj pike, Mirjeta Sylejmani në një prononcim për Telegrafin ka thënë se kanë pritshmëri që edhe kjo pikë do të ketë sukses, shkruan Telegrafi.

“Në bazë të portaleve e kemi parë që ka shumë njerëz që po duan ta bojkotojnë, por po presim dhe shpresojmë se do të kemi punë. Tek pika tjetër që e kemi në Mitrovicë ka numër të serbëve që kunsumojnë në lokal por dhe delivery, kemi shumë porosi, shpresojmë se do të kemi edhe këtu”, ka thënë Sylejmani.


Pika e “Heb’s”-it në veri të Mitrovicës

Sylejmani ka thënë se deri më tani ka të punësuar vetëm shqiptarë, por që ka pasur interesim për t’u punësuar edhe nga serbët, derisa shprehet optimiste se do të punësojnë qytetarë edhe nga komunitetet tjera.

Sa i përket thirrjes për bojkot të bizneseve kosovare në veri nga serbët, menaxherja e “Heb’s”-it në pjesën veriore shpreson që nuk do të bojkotohen produktet e këtij brendi.

Pika e “Heb’s”-it në veri

“Nuk besoj se do të bojkotohen, përderisa ka interes shumë të madh të serbëve në pjesën e jugut, nuk besoj se do të ketë ndonjë bojkot. Qytetarët këtu na njohin sepse kemi shumë porosi në pjesën e jugut”, ka shtuar ajo.

Ndërsa, sa i përket çështjes së sigurisë, Sylejmani ka bërë të ditur se prania e Policisë së Kosovës në këtë zonë e bënë më të sigurt ambientin e punës.

“Gjatë punës ne po kemi shumë policë që po vijnë tërë kohës këtu, besoj që ka siguri dhe nuk do të ketë ndonjë problem”, ka përfunduar menaxherja e “Heb’s”-it në veri, Mirjeta Sylejmani.

Kujtojmë që gjatë periudhës së fundit në pjesën veriore të vendit po hapen biznese të reja kosovare, përfshirë këtu markete, kafiteri, pastiçeri e restorante.

Së fundmi, më 26 gusht u hap pika e marketit “Meridian Express” në veri, i cili saktësisht ndodhet para shtatores së “Car Llazarit”.

Më 29 gusht u hap edhe zyra e Postës së Kosovës, e cila fillimisht u pengua nga një grup serb prej pesë personash, por i cili më vonë u largua nga Policia e Kosovës.

Në ndërkohë në këtë pjesë para disa muajve u hap edhe kafiteria “C’est la vie”, e cila kur ishte në pronësi të pronarit serb quhej “Dolçe Vita”.

E po ashtu, në këtë pjesë po vazhdojnë ende punimet edhe për hapjen e një pike të “Missini Sweets & Food”. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Flini më shpejt duke aplikuar këto metoda

Flini më shpejt duke aplikuar këto metoda

Shëndetësi
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Kalo në kategori