Hapat e parë të Pendarovskit pas marrjes së funksionit të kryetarit të shtetit
Emërimi drejtorit të ri të Agjencisë së Inteligjencës, paralajmërimi për analiza të politikës së jashtme dhe për zhbllokim të procedurës për agremanë për ambasadorë, ligjet e nënshkruara, të cilat Gjorge Ivanov nuk i dekretoi, krahas kompletimit të përbërjes së kabinetit të tij, janë vendimet e para që i ka marrë presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski pas marrjes së funksionit.
Pendarovski e emëroi Eroll Musliun drejtor të ri të Agjencisë së Inteligjencës. Musliu më parë ka punuar në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, ndërsa viteve të fundit në Agjencinë e Inteligjencës.
Krahas emërimit të Musliut, në ditët në vijim paralajmërohet se do të emërohen edhe emrat e personave, të cilët ai anëtarë të vet do t’i emërojë në Këshillin nacional për siguri. Këshillin e sigurisë do ta përbëjnë presidenti i shtetit, kryetari i Kuvendit, kryeministri, ministrat të cilat udhëheqin me organet e administratës shtetërore nga fusha e sigurisë, mbrojtja dhe punët e jashtme, si dhe tre anëtarë të emëruar nga shefi i shtetit.
Në pjesën e politikës së jashtme, Pendarovski e ka zhbllokuar edhe procedurën për agremanë për ambasadorë, e cila është bllokuar nga paraardhësi i tij Gjorge Ivanov, ndërsa paralajmëroi edhe se do të kërkojë nga Qeveria dhe MPJ-ja analizë për të gjitha përfaqësitë diplomatike-konsullore të vendit jashtë shtetit dhe për kompetencat e ambasadorëve që të shihen performansat e politikës së jashtme.
Ndërkaq, destinacioni i parë i shefit të shtetit jashtë vendit do të jetë vizita në Bruksel në qershor gjatë mbajtjes së Samitit të BE-së, kur pritet edhe vendimi për caktimin e datës për fillim të bisedimeve aderuese të vendit me Unionin.
Është bërë e ditur përbërja e kabinetit të Pendarovskit. Sekretar i përgjithshëm do të jetë Mile Boshnjakovski, i cili deri tani e ka ushtruar funksionin zëdhënës i Qeverisë, ndërsa shefe e protokollit do të jetë Biljana Micevska. Përgjegjëse për marrëdhëniet me opinionin do të jetë Katerina Canevska, ndërsa Biljana Radeva do të jetë pres oficer, informojnë nga kabineti i shefit të shtetit.
Këshilltar i sigurisë kombëtare do të jetë Blerim Kolari, Aleksandar Spasov si konsultant i jashtëm do ta ushtrojë funksionin e këshilltarit për politikë të brendshme dhe të jashtme. Këshilltarë në kabinet do të jenë edhe Toshe Zafirov, Luljeta Ademi dhe Goce Karajanov.
Në sferën e politikës së jashtme, këshilltarë të jashtëm do të jenë ish-shefat e diplomacisë Aleksandar Dimitrov dhe Denko Maleski dhe ish-ambasadori në Austri, Sasho Tavçiovski.
Këshilltar të jashtëm për punët ligjore do të jenë edhe profesoresha Besa Arifi dhe ish-gjykatësja në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, Marijana Lazarevska Trajkovska.
Stevo Pendarovski u zgjedh në zgjedhjet presidenciale më 21 prill, gjegjësisht 5 maj, ndërsa është inauguruar në funksion më 12 maj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAhmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
Haziri: LDK-ja nuk e pranon draft-statutin e Asociacionit
Personi që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
Haziri: Në Vetëvendosje janë të pakënaqurit e PDK-së
Sonte tërmet në Maqedoni
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit