LAJMI I FUNDIT:

Hapat e parë drejtë bashkimit kombëtar

Shumë subjekte politike si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri kanë në programet e tyre politike aspiratën e kombit shqiptar për bashkim. Një pjesë e këtyre subjekteve politike falë këtyre programeve kombëtare ia kanë arritur qe të bëhen pjesë e jetës parlamentare. Por shtrohet pyetja se sa po punojnë këto subjekte politike në drejtim të bashkimit kombëtar?

Edhe pse janë berë pjesë e parlamentit, deri me tani praktika ka dëshmuar se shumë pakë kanë punuar dhe pothuajse një pjese e tyre idealin kombëtar e kanë vetëm retorikë politike për arritjen e qëllimeve të tyre personale dhe partiake. Në ketë mënyre ideali për bashkim kombëtar ka mbetur vetëm atëherë kur iu duhet t’i kërkojnë votat e qytetarëve.


Ndërsa përgjegjësia kryesore bie mbi krerët e institucioneve në Kosove dhe në Shqipëri, gjë që fare pakë kanë punuar në drejtim të bashkimit kombëtar. Dikush megjithatë mund të thotë qe rrethanat politike janë të tilla qe kanë pamundësuar arritjen e synimeve kombëtare, sepse bashkësia ndërkombëtare është kundër ndryshimit të kufijve në Evropën juglindore…

Shqiptaret janë nder popujt me pro perëndimorë në ketë pjesë të Evropës dhe askush nuk po kërkon dëmtimin e këtyre marrëdhënieve me Evropën perëndimore dhe SHBA-në, por është shume e vërtetë se këto rrethana politike nuk na kanë ndaluar që të ndërmarrim hapat e parë drejtë bashkimit kombëtar, e që assesi nuk do të ndikonte të dëmtonim marrëdhëniet me miqtë ndërkombëtar.

Si hapë që vlen të theksohet dhe qe padyshim ka bërë me të lehtë jetën e qytetarëve si dhe e ka afruar kombin shqiptar është autostrada Durrës-Merdare. Por pse të mos vazhdohet me projekte të tjera shumë konkrete dhe me kosto shumë me të ulët?

Si hapa të tjerë shumë të rëndësishëm që do të duhej të ndërmerreshin nga qeveria e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë janë një seri e marrëveshjeve bilaterale që do ta lehtësonin jetën e qytetarëve.

Ministria e punëve të jashtme të Kosovës dhe Shqipërisë do të duhej që të bënin marrëveshje që në vendet ku Kosova nuk ka ambasada dhe konsullata, këtë shërbim të kryenin ambasadat e Shqipërisë dhe anasjelltas, duke përfaqësuar kështu njëra tjetrën. Hartimi i një strategji të përbashkët për rritjen e numrit të njohjeve për Kosovën do të ishte rruga më e duhur dhe më e drejtë për arritjen e sukseseve në diplomaci.

Ministritë e punëve të brendshme te të dyja vendeve do të duhej që me anë të marrëveshjeve të bënin një pikë kufitare të përbashkët dhe të krijonin njësi të përbashkëta speciale policore me qëllim të luftimit të nëntokës kriminale në të dyja vendet. Patrullimet e përbashkëta të policisë së trafikut në të dyja vendet do të krijonin siguri me të madhe për qytetarët tanë.

Ministria e arsimit në Shqipëri dhe ajo në Kosovë do të duhej qe të hartonin politika të përbashkëta për unifikimin e teksteve shkollore si në gjuhë amtare, në shkenca shoqërore, ashtu edhe në shkenca ekzakte për të dyja vendet.

Përderisa liberalizimi i tregut është kusht për integrim në Unionin Evropian dhe pothuajse kemi filluar qe të punojmë në ketë drejtim me shumë shtete, për çudi me Shqipërinë akoma jemi larg. Është skandaloze qe Ministria e Tregtisë së Shqipërisë ka bërë diskriminimin e prodhimeve të Kosovës, andaj do të duhej qe në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë së Kosovës të liberalizojnë tregun dhe të bëjnë lehtësime tatimore për prodhuesit e të dyja vendeve, duke plotësuar kështu nevojat ekonomike për të dyja vendet.

Shqipëria dhe Kosova duhet të kanë një treg të përbashkët sepse në ketë mënyrë do të krijohet hapësirë për zhvillimin ekonomik dhe përmasimin e jetës së qytetarëve, sepse assesi nuk jemi konkurrent në mes veti, por do ta kishim plotësuar njëra tjetrën.

Qeveritë e të dyja vendeve do të duhej qe edhe çështjet energjetike të rregullonin, duke furnizuar njëra tjetrën në rast të mungesës së energjisë elektrike, meqenëse në Kosovë ka termocentrale, ndërsa në Shqipëri hidrocentrale, dhe ky do të ishte bashkëpunim i shkëlqyeshëm, ku qytetarët do të përfitonin dhe nuk do të mbeteshin pa drita.

Edhe në çështjet e turizmit do të duhej t’i ndihmonin njëra tjetrës, dhe Kosova të merr në zotërim portin e Shëngjinit ashtu si është premtuar nga qeveria shqiptare. Në çështjen e kulturës dhe sportit do të duhej qe të dakordoheshin në organizimin dhe përfaqësimin e përbashkët jashtë vendeve tona.

Ndërsa një hapë të veçantë që do të duhej të ndërmarr presidenti i Republikës së Shqipërisë, ku do të kryej jo vetëm obligimin moral dhe kombëtar, por edhe atë kushtetues është ai e futjes së të gjithë shqiptareve nën ombrellën e shtetit Shqiptar.

Ofrimi i mundësisë së pajisjes me pasaporta shqiptar për të gjithë shqiptaret jashtë Shqipërisë së sotme do të ishte nderim për mundin, sakrificën dhe gjakun e derdhur për liri, sepse duke nderuar dëshmoret ndërtojmë të kaluarën tonë të lavdishme. Pra me këta hapa të parë, por shumë domethënës do të jemi me afër jetësimit të ëndrrës tonë të kahershme, drejtë bashkimit të kombit shqiptar.