LAJMI I FUNDIT:

Han çdo 15 minuta për të mbetur gjallë

Han çdo 15 minuta për të mbetur gjallë

Vajza 21-vjeçare nga Austini i Teksasit nuk mund të trashet edhe pse ha më shumë se 60 herë në ditë. Përkundër konsumimit ndërmjet 5.000 deri në 8.000 kalori në ditë, kjo studente e komunikologjisë edhe më tutje peshon vetëm 25 kilogramë.

“Gjithmonë hipi në peshore dhe nëse shoh se jam trashur pak, kjo më gëzon. Ha çdo 15-20 minuta për ta mbajtur nivelin e lartë të energjisë. Gjatë tërë ditës ha një porcion të vogël të çipsave, ëmbëlsira, çokollata, pica, mish pule, ëmbëlsira, akullore… Nuk më pëlqen kur njerëzit mendojnë se jam anoreksike”, tregon Velasquez.

Lizzi është lindur katër muaj para kohe dhe atë si një bebe shumë e imët, ndërsa mbijetesa e saj është vlerësuar si mrekulli. Mjekët kanë zbuluar një çrregullim të rrallë gjenetik por ata habiten se si ajo ka dhëmbë, organe dhe eshtra të shëndoshë.

“Po përpiqemi ta studiojmë rastin e saj dhe të mësojmë prej saj”, thotë një mjek i cili merret me rastin e Velasquez. /Telegrafi/