LAJMI I FUNDIT:

Han 203 krahë pulash për njëzet minuta

Han 203 krahë pulash për njëzet minuta

Amerikani me emrin artistik “Super Squibb” për vetëm 20 minuta kohë ka ngrënë 203 krahë pulash dhe ka fituar bindshëm në garën e cila është mbajtur në Filadelfia.

Për mundimin e tij 23-vjeçari nga qyteza Berlina në shtetin federal të New Jerseyt ka fituar një automjet, unazë diamanti me vlerë prej 8.000 dollarësh dhe kurorën me figura të zogjve miniatural.

Gara tradicionale, e cila çdo vit organizohet në prag të garës së madhe të ragbit “Super Bowl”, është përcjellë nga mbi dhjetëmijë njerëz.

Vendin e dytë e ka fituar Richard "Not Rich" Razzi, i cili ka gëlltitur 180 krahë pulash.