LAJMI I FUNDIT:

Haliti: Po burgosen policët pse dikush ua ka dhënë 5 euro për kafe

Haliti: Po burgosen policët pse dikush ua ka dhënë 5 euro për kafe

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti është shprehur kundër arrestimeve të policëve pse atyre iu ka dhënë dikush 5 euro për një kafe.

Haliti ka thënë se është për luftimin e korrupsionit por jo “duke bërë filma”.

“Po burgosen zyrtarë policorë që janë kapur se dikush ua paska dhënë dikush 5 euro për një kafe. Ua kanë vendosur kamerat dhe është parë ai duke marrë diçka dhe hajde ta dënojmë për korrupsion. Nuk është ai korrupsion. Korrupsioni duhet të luftohet në nivele të larta”, ka deklaruar Haliti në Kanal 10.


“Unë do të votoja pro në Kuvend, madje edhe do të bëja thirrje për votim nëse Kurti do të sillte në Kuvend një ligj i cili penalizon nivelet e larta nëse korruptohen”.

Deputeti i PDK-së thotë se nuk është kundër konfiskimit të pasurisë së atyre që janë marrë me vepra korruptive.

“Kam frikë se ky ligj do të frikësojë biznesmenët dhe investitorët e mundshëm që vijnë nga jashtë. A do të vinte për të investuar në Kosovë një qytetarë nga diaspora nëse ja kërkon ti origjinën e parave që ka fituar ndër vite”, tha ndër të tjera Haliti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori