Ekipi i fushatës së ish-presidentit amerikan dhe kandidatit aktual për president Donald Trump, ka njoftuar se fushata ishte hakuar dhe sugjeroi se aktorët iranianë ishin të përfshirë në vjedhjen dhe shpërndarjen e dokumenteve të ndjeshme.
Ata nuk dhanë prova specifike të përfshirjes iraniane; megjithatë, pretendimi i tyre vjen një ditë pasi Microsoft lëshoi një raport që detajon përpjekjet e huaja për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA .
Bëhet e ditur se raporti jep një shembull në të cilin inteligjenca ushtarake iraniane i dërgoi “një email spear-phishing një zyrtari të rangut të lartë të një fushate presidenciale nga një llogari emaili e komprometuar e një ish-këshilltari të lartë”.
Zëdhënësi i fushatës së Trumpit, Steven Cheung, fajësoi për veprën “burimet e huaja armiqësore të Shteteve të Bashkuara”, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
Ndërkohë, një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare tha në një deklaratë se ai e merr çdo raport për ndërhyrje të huaj “jashtëzakonisht seriozisht” dhe dënon përpjekjet për të minuar besimin në institucionet demokratike të SHBA-së.
Ndryshe, kur u pyetën për pretendimin e fushatës së Trumpit, Irani mohoi të ishte i përfshirë, edhe pse nuk është hera e parë që ai dyshohet të ketë ndërhyrë në zgjedhjet e një vendi.
Më parë iranianët kanë qenë të dyshuar për hakimin e fushatave kundër armiqve në Lindjen e Mesme dhe më gjerë.
“Ne nuk u japim asnjë besim raporteve të tilla”, tha qeveria iraniane.
“Qeveria iraniane nuk posedon dhe as strehon ndonjë qëllim apo motiv për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara”, shtoi ajo. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAsteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit
"Gjithçka e mbuluar me gjak dhe kocka" - thirrja e përgjuar zbulon humbje të rënda ruse në rajonin e Kharkivit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti