LAJMI I FUNDIT:

Hajnin e tradhton të nxehtit

Hajnin e tradhton të nxehtit

Një hajn australian, i cili u fsheh nën një kulm të nxehtë prej llamarine kur viktimat e tij u kthyen papritur në shtëpinë e tyre, është kapur pasi që i kishte rënë të fikët.

Pas dy orësh, nën ngrohtësinë e kulmit, hajni nuk mundi të durojë më dhe u alivanos, raporton e gazeta “Australian Daily Telegraph”.

Darren Young, gruaja e tij Deslie dhe pesë nga gjashtë fëmijët e tyre ishin në shtëpinë e tyre në qytetin Newcastle të bregdetit të New South Wales, kur hajni bëri paraqitjen e tij spektakolare.

I djersitur tërësisht ai ra me fytyrë përtokë në dyshemenë e tyre prej druri dhe filloi të kërkoi ndihmë.


"Unë vetëm dëgjova një kërcitje të madhe dhe mendova se ishin fëmijët duke bërë ndonjë gjë”, ka thënë zotëriu Young.

"Vrapova dhe pashë këtë djalosh të shtrirë dhe duke rënkuar. Nuk e kuptoja se prej nga dhe si kishte ardhur deri aty. Mendova me vete se ai mund të ketë qenë duke u fshehur në dollap", ka shtuar ai.

Hajni arriti të del deri jashtë shtëpisë para se të rrëzohej edhe një herë përtokë në oborr, ku familja Young dhe fqinjët e mbajtën derisa arriti policia.

Hajni 28-vjeçar ishte dërguar në spital me një kyç të thyer të dorës. Ai është duke u përballë me akuza për plaçkitje.