LAJMI I FUNDIT:

Hajni tmerrohet kur kapet nga Spidermani

Hajni tmerrohet kur kapet nga Spidermani

Pronari i dyqanit të stripave, Michael Baulderstone, i veshur si Spidermani në qytetin Adelaide të Australisë ka parandaluar një hajn i cili kishte planifikuar vjedhjen e një libri me vlerë 80 euro.

Baulderstone tha se rreth 40 njerëz të shtunën në mëngjes u maskuan në personazhet e tyre të adhuruara nga bota e stripave për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Stripit të Lirë.

“Gjëja më qesharake lidhur me incidentin është se Spidermani luti njerëzit që të shkojnë te dera dhe ta bllokojnë daljen e hajnit. Të gjithë rreth derës ishin të maskuar si Jedit nga Lufta e Yjeve”, tha pronari për Herald Sun.

Ai shtoi se të gjithë në dyqan mendonin se kjo ishte vetëm një lojë, por ai i bindi se ishte e kundërta pasi që filloi të bërtasë se dikush duhet ta thërrasë policinë. Thuhet se Spidermani tash në “jetën e vërtetë” ka kapur një personazh negativ. /Telegrafi/