LAJMI I FUNDIT:

Hajni më taravol në botë

Hajni më taravol në botë

Britaniku Jason Williams (38 vjeç) u fut fshehurazi në shtëpinë e fqinjit të parë dhe ia vodhi disa aparate, dy shpuzore, një tigan dhe perdet.

Fqinjët vërejtën se disa gjëra po u mungonin, por nuk u shqetësuan shumë. Pas disa ditësh shkuan te Williami në shtëpi për të pirë kafe dhe në dritaret e tij panë të varura perdet e tyre.

Williamsi nuk e pranoi se i kishte vjedhur nga shtëpia e tyre. E lajmëruan në polici dhe më pas i pranoi të gjitha. /Telegrafi/