LAJMI I FUNDIT:

Hajni i DVD-së kthehet për dirigjuesin

Hajni i DVD-së kthehet për dirigjuesin

Një hajn i cili vodhi një DVD player në Kinë është arrestuar, pasi që është kthyer në vendin e krimit për të marrë edhe dirigjuesin e pajisjes.

Por hajni është lënë i lirë, pasi që zyrtarët policorë përcaktuan se DVD-ja prej 100 eurosh nuk aq e vlefshme sa që ai të ndiqet penalisht.

25-vjeçari Song nga qyteti Chengdu, së pari hyri me dhunë në shtëpi në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Më pas ai e kuptoi se kishte harruar të merrte edhe dirigjuesin prandaj shkoi sërish në të njëjtën ndërtesë një muaj më vonë.

Por kësaj radhe ai e gjeti pronarin, Dai, duke shikuar televizionin në dhomën e tij të ndejës, raporton gazeta lokale”Chengdu Business Daily”.


Nën presionin e pronarit Dai, Song pranoi se ai ishte përgjegjës për vjedhjen e mëhershme dhe Dai e dërgoi atë në polici për të raportuar krimin.

Por, për çudinë e Dait, policia ka thënë se DVD-ja me vlerë prej 100 eurosh nuk ishte e mjaftueshme për të ndjekur penalisht Songun dhe ai u la i lirë.

Në trend Fun

Më shumë
Kompania ajrore kërkon falje pas shfaqjes së

Kompania ajrore kërkon falje pas shfaqjes së "filmit për të rritur" - gjatë një udhëtimi me aeroplan nga Sidnei në Tokio

Fun
A keni dëgjuar për profecinë e gjermanit Alois Irlmaier? Ai parashikoi se Lufta e Tretë Botërore do të fillojë në Ballkan!

A keni dëgjuar për profecinë e gjermanit Alois Irlmaier? Ai parashikoi se Lufta e Tretë Botërore do të fillojë në Ballkan!

Ishte dasma e tij por ai zgjodhi të punonte në laptop, burri ngjall reagime në rrjetet sociale

Ishte dasma e tij por ai zgjodhi të punonte në laptop, burri ngjall reagime në rrjetet sociale

Fun
Mikpritja e së ardhmes: Fotografia e recepsionistes virtuale bëhet virale në rrjete sociale

Mikpritja e së ardhmes: Fotografia e recepsionistes virtuale bëhet virale në rrjete sociale

Virale
Brenda rrokaqiellit të ri më të mirë në botë

Brenda rrokaqiellit të ri më të mirë në botë

Interesante
A mund ta dalloni pse zyrtarët japonezë kërkuan që kjo fotografi e ministrave të modifikohej?

A mund ta dalloni pse zyrtarët japonezë kërkuan që kjo fotografi e ministrave të modifikohej?

Interesante
Kalo në kategori