LAJMI I FUNDIT:

Hajni humb orientimin në vendin e krimit

Hajni humb orientimin në vendin e krimit

Hajni, identiteti i të cilit nuk dihet, të hënën në orën tre të mëngjesit hyri në dyqanin “Market Basket” të Beumntit në Texas dhe pasi vjedhi tërë ato që dëshiroi, e kuptoi se nuk e dinte ku është dalja.

Në dhjetë minutat e ardhshme eci dhe vrapoi nëpër dyqan derisa nuk hoqi dorë nga kërkimi i daljes dhe theu një dritare për të ikur jashtë.

Tërë këto u regjistruan në kamerat e sigurisë të vendosura në dyqan, ndërsa policia menjëherë publikoi xhirimin në mënyrë që sa më parë ta kapë hajnin i cili ka probleme me orientim.