LAJMI I FUNDIT:

Hajnat vodhën edhe pllakat në stacionin e policisë

Hajnat vodhën edhe pllakat në stacionin e policisë

Hajnat gjatë pauzës ndërmjet dy pjesëve të një loje të futbollit, në Kampionatin Botëror në Afrikën e Jugut, shëtitën pa u penguar nëpër stacionin e policisë. Askush nuk i vërejti.

Hajnat e “fshinë” stacionin e porsandërtuar të policisë në Careltonvillu, në afërsi të Johannesburgut. Ata “zhveshën” krejtësisht stacionin përfshirë këtu edhe kuzhinën së bashku me pllakat.

Politikanët lokalë pajtohen se është e “tmerrshme” si policia nuk është siguruar sa duhet. /Telegrafi/