LAJMI I FUNDIT:

Hajnat vjedhin burgun

Hajnat vjedhin burgun

Dy herë në gjashtë javët e fundit hajnat arritën të futen në një burg të Holandës dhe t’ua vjedhin të burgosurve aparatet televizive.

Burgu në qytetin Hoornu afër Amsterdamit është i tipit të hapur, ndërsa në të janë të vendosur të burgosurit të cilët janë afër përfundimit të vuajtjes së dënimit, që deri në njëfarë mase sqaron se si hajnat kanë arritur të futen në ndërtesën, në të cilën nuk është edhe aq lehtë të futesh e të dalësh jashtë.

Të burgosurit kanë vikendet e lira, ndërsa dy vikende të tilla i kanë shfrytëzuar hajnat dhe papenguar janë futur dhe kanë vjedhur televizorët.

Vetë autoritetet holandeze të këtij institucioni e përshkruajnë si “ambient i mbrojtur lehtë” që duhet t’i ndihmojë të burgosurve që sa më lehtë t’i përshtaten kthimit në shoqëri.


Zyrtarë të burgut nuk sqaruan se si arritën hajnat të futen brenda. /Telegrafi/