LAJMI I FUNDIT:

Hajnat thirrën bankën dhe i thanë “mbushni thasët”

Hajnat thirrën bankën dhe i thanë “mbushni thasët”

Policia amerikane kishte kohë të parandalonte plaçkitjen e bankës, sepse dy hajna e thirrën bankën në telefon dhe u thanë punëtorëve të bëjnë gati thasët me para.

Albert Bailey dhe bashkëpunëtorja e tij 16 vjeçare u arrestuan para filialit të bankës “People’s United” në qytezën Fairfield.

Hajnat erdhën në parkingun para bankës dhjetë minuta pas thirrjes telefonike.

Komandanti i policisë James Perez tha se hajnat “nuk ishin në terezi”. /Telegrafi/